'Ishte e shëmtuar, por një rast i izoluar', Costa kërkon falje pasi pështyu kundërshtarin

'Ishte e shëmtuar, por një rast i izoluar', Costa kërkon falje pasi pështyu kundërshtarin

Douglas Costa dhe Di Francesco

Ndeshja e së dielës kundër Sassuolo-s nuk kishte vetëm episode pozitive për Juventusin, pasi futbollisti Douglas Costa la me 10 lojtarë ekipin në minutat e fundit.

Kjo pasi anësori brazilian mori kartonin e kuq për shkak se pështyu në fytyrë futbollistin Di Francesco. Menjëherë pas këtij veprimi ka patur shumë reagime, të cilat ishin kundër futbollistit të “Zonjës së Vjetër”.

Për këtë gjest ka reaguar edhe vetë Costa, i cili në rrjetet sociale ka shkruar:

Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Juventusit për atë reagim që pata gjatë ndeshjes. Gjithashtu u kërkoj falje të gjithë shokëve të skuadrës, që më mbështesin gjithmonë, në momente të mira dhe të këqija. Ishte e shëmtuar, unë e di këtë dhe u kërkoj falje të gjithëve. Dua të bëj të qartë se ai është një rast i izoluar dhe nuk ka të bëjë aspak me atë që kam treguar gjatë karrierës simë. 

Douglas Costa

Si pasojë e këtij verpimi Costa mund të dënohet me tre ndeshje përjashtim nga Lega Italiane, ç’ka do të bënte që 28-vjeçari të mungonte edhe në ndeshjen kundër Napolit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin