POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ishte shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë

Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka bërë të mundur këtë të premte ndalimin e një 48 -vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Sipas policisë mësohet se në pranga, është vënë shtetasi me inicialet F. B., 48 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë, i cili akuzohet se për veprën penale të prodhimit dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Njoftim i plotë i policisë Vlorë:

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim: F. B., 48 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë ndalimin e këtij shtetasi bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë nr.344, datë 27.12.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

b.xh.
Komento