Islanda me vendim të ri, ndalon blerjen e tokës nga të huajt

Islanda me vendim të ri, ndalon blerjen e tokës nga të huajt

Pamje nga Islanda

Në Islandë kanë nisur diskutimet rreth një ligji të ri, i cili u ndalon të huajve blerjen e tokës së saj. Autoritetet e vendit dhe banorët janë të shqetësuar për mënyrën se si përdoret toka.

Para së gjithash, unë dua të mbroj sovranitetin e kombit. Është e rëndësishme për ne që të mund të vendosim se si toka zhvillohet dhe përdoret, i tha Bloomberg kryeministri i parë i Islandës, Katrin Jakobsdottir. 

Shtypi vendas raportoi në korrik se të huajt janë të interesuar të blejnë 2,300 hektarë tokë në Fljot, Skagafjorour në veri të Islandës, duke përmendur disa “komplote” që ata kanë bërë tanimë.

Sillet rreth asaj se si e shikojmë tokën tonë; toka si një burim dhe toka si pjesë e sovranitetit tonë.

Katrin Jakobsdottir

Islanda po konsideron vendosjen e limiteve mbi madhësinë dhe numrin e parcelave të tokës që i përkasin secilës palë, ose vendosjen e kufizimeve më të rrepta për blerjet e tokës nga qytetarët jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, një zonë e tregtisë së lirë e lidhur me Bashkimin Evropian.

Vendi tashmë mund të bllokojë blerjet nga jo-evropianët. Në vitin 2012, Islanda e pengoi miliarderin kinez Huang Nubo nga blerja e një copë toke prej 300 km katror në veri të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi