Itali, Apeli lë në fuqi lirimin nga burgu për Seitin, "financieri" i Habilajve në arrest shtëpie

ITALI-Gjykata e Apelit në Catania ka vendosur që të lerë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për njeriun kyç të dosjes Habilaj, Nazer Seiti. Në datë 23 gusht Gjykata e Catania-s e liroi nga burgu Nazer Seitin, të njohur si financieri i grupit të trafikut të drogës drejtuar nga Moisi Habilaj.

Por prokuroria e apeloi vendimin duke kërkuar që të kthehet në burg. Apeli e shqyrtoi kërkesën dhe vendosi që të lerë në fuqi vendimin ‘arrest shtëpie’ deri në përfundim të hetimeve.  Lajmi konfirmohet për Report Tv nga avokati Detar Hysi, i cili ka mbrojtur përballë drejtësisë shqiptare Seitin e konsideruar si financieri apo krahu i djathtë i Mosi Habilaj.

Nazer Seiti është një ndër 10 të pandehurit e këtij grupi që hetohet prej më shumë se një viti si nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ashtu edhe nga prokuroria e Catanias në Itali. Nazer Seiti u prangos në tetor 2017 për llogari të Italisë dhe një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda së bashku me Armando Koçerrin.

Pak muaj pas këtij arrestimi i vetmi që ndodhet në qelitë shqiptare është Koçerri pasi Seiti është ekstraduar në Itali. Nazer Seiti është ekstraduar në Itali në Janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes tyre Moisi Habilaj. Ekstradimi i Seitit hapi një debat publik dhe politik në vend ku nuk munguan akuzat si për prokurorin e përgjithshme dhe ministrin e Drejtësisë, si palë që lejuan ekstradimin për të.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja