Itali/ Arrestohet shqiptari, aksioni i policisë, si iu gjetën drogë e para në shtëpi dhe makinë

Itali/ Arrestohet shqiptari, aksioni i policisë, si iu gjetën drogë e para në shtëpi dhe makinë

Foto ilustruese

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në San Guiliano Milanese, pasi u kap me kokainë dhe heroinë. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur nga policia, por aksioni për kapjen e tij është zhvilluar pak ditë më parë, më 16 gusht.

Si u pikas shqiptari nga policia italiane?

Agjentët e ekipit të lëvizshëm ndodheshin në Piazza Salgari kur vunë re një person që po lëvizte me makinë në mënyrë të çuditshme. Në atë moment policia vendosi ta ndiqte shqiptarin, i cili parkoi makinën e tij në Giuliano Milanese dhe u fut në një banesë në rrugën “Papa Giovani XXIII”.

Në momentin kur doli nga shtëpia u ndalua nga policia duke iu ushtruar një kontrolli. Nga kontrolli iu gjet një qese me 31 mijë euro, ndërsa në bagazhin e “Peugeot 207” iu gjetën 1 kilogram kokainë dhe 500 gramë heroinë.

Shqiptari pas arrestimit është dërguar në burgun e Lodit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Paraqitje fantastike, UEFA zgjedh Berat Gjimshitin si 'Lojtarin e javës'

Paraqitje fantastike, UEFA zgjedh Berat Gjimshitin si 'Lojtarin e javës'