Itali/S'donte ta paguante, e hodhi nga makina. Arrestohet vrasësi i Anxhela Meçanit (Detajet)

Zbardhet vrasja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, Anxhela Meçani, e cila punonte si prostitutë. Policia italiane ka arrestuar pasditen e djeshme, një shtetas italian, i cili ka qenë klienti i fundit i prostitutës shqiptare. 

Anxhela u hodh nga një automjet në një autostradë pranë Torinos dhe humbi jetën në spital si rrjedhojë e plagëve të rënda të marra në trup. Pas arrestimit të autorit të dyshuar në provincën e Cuneos, policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij. 

Mësohet se vrasësi kishte kërkuar shërbime seksuale nga Anxhela dhe ishte larguar me të në drejtim të një pylli. Besohet se pas marrëdhënieve seksuale, ai ka refuzuar të paguajë 20-vjeçaren shqiptare e cila është revoltuar dhe i ka marrë atij me forcë paratë.

Në këtë moment, autori dyshohet se ka hapur derën e pasagjerëve dhe hedh me forcë nga automjeti të renë, e cila për pasojë gjeti vdekjen. Skena e ngjarjes së rëndë u pa nga disa dëshmitarë okularë të cilët njoftuan policinë italiane si dhe dhanë detaje për automjetin nga ku u hodh e reja. 

20-vjeçarja shqiptare nga Fieri, ishte larguar disa kohë më parë në drejtim të Italisë ku ushtronte prostitucion. Report Tv zbardhi dy ditë më parë edhe një detaj tjetër nga jeta e shqiptares, e cila ishte martuar në Itali me një të moshuar për dokumente

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 16/06/2018 11:37

    Ka shume pjestare te kominitetit rom qe punojne me deshire prostitita neper rruget e europes. Jane shume fare dhe familhet e tyre e dine dhe cojne vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët