Ndjekje në det në Itali, kapen dy shqiptarë me mbi 500 kg kanabis me vlerë 5 mln euro (VIDEO)
Sekuestrohet në Brindisi një gomone me 560 kg kanabis në bord, ndërsa janë prangosur dy shqiptarë të moshës 32 dhe 27 vjet.
ITALI-Sekuestrohet në Brindisi një gomone me 560 kg kanabis në bord, ndërsa janë prangosur dy shqiptarë të moshës 32 dhe 27 vjet.
Trafikantët u pikasën nga autoritetet italiane, të cilat në bashkëpunim me FRONTEX nisën operacionin duke ndjekur gomonen në det të hapur.
Shqiptarët tentuan që të largohen, por manovrat rezultuan të dështuara, pasi në fund u bllokuan duke u prangosur.
Droga e sekuestruar nga policia italiane
Report Tv publikon pamjet nga operacioni në det në hapur dhe momenti i arrestimit të shqiptarëve.
Kanabisi i sekuestruar ishte ndarë në 24 pako me sasi të ndryshme, ndërsa nëse do të hidhej në tregun italian vlera parashikohet që të arrinte deri në 5 milionë euro.
Ndërkohë që policia shqiptare ka reaguar duke deklaruar se operacioni më Guardia di Finanza italiane është kryer në bashkëpunim.
Policia shqiptare jep edhe inicialet e dy shqiptarëve të arrestuar G.M. dhe A.B. nga Vlora, ndërsa shton se trafikantët fillimisht e hodhën drogën në det, e cila më pas u rikuperua.
Dy shtetet po punojnë për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi.
Ndjekja në det e gomones
Në muajin e fundit janë bllokuar disa gomone me kanabis në Itali, që vinin nga Shqipëria, ndërsa sipas italianëve nga fillimi i vitit 2018 janë arrestuar 39 trafikantë dhe janë sekuestruar më shumë se 16 ton kanabis në 16 gomone.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.8%
-
Jo
72.7%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1870
Lajme të tjera
-
Kopshtar në fermën e kanabisit në Skoci, dënohet ish-polici nga Saranda: Më kërcënoi gangsteri që arrestova
17 Prill, 17:20
-
Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga
16 Prill, 12:30
-
Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi i emigrantëve
15 Prill, 22:07
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34
-
Lezhë/ Kthyen stanin në ambient për kultivim kanabisi, lirohet vëllai i deputetit! Arrest me burg për dy të tjerët
13 Prill, 11:19
-
Po lëvizte me 625 fara kanabisi me vete, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër
11 Prill, 09:52
-
Greqi/ Fundoset gomonia me emigrantë, vdesin 3 fëmijë
10 Prill, 13:23
-
Lushnjë/ Arrestohet 25-vjeçari, policia i gjeti doza kanabisi me vete dhe në shtëpi
7 Prill, 10:55
-
Durrës, vijon 'Tempulli 2', kapet 20-vjeçari me doza kanabisi me vete
6 Prill, 13:36
-
Lushnje, një konflikt me sende të forta u parandalua ditë e djeshme ku u plagos një 29-vjeçar, arrestohet një prej autorëve
6 Prill, 12:53
-
Britani/ 24-vjeçari shqiptar i dënuar me 7 vite burg! Tregtoi kokainë me vlerë 1 milion paund (FOTO+EMRI)
31 Mars, 11:30