POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Grabitja spektakolare në Itali, hapet me fadromë furgoni i blinduar, vidhen 2.3 mln euro (VIDEO-FOTO)

ITALI- Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në Bari, ku dyshohet se janë vjedhur 2.3 milion euro.

Katër persona të maskuar dhe të armatosur i zunë rrugën një furgoni që po transportonte para dhe me anë të disa fadromave çanë trupin e tij dhe morën paratë. 

Pasi kryen grabitjen, hajdutët dogjën dy automjete përgjatë rrugës për të bllokuar trafikun dhe për ta bërë të pamundur ndjekjen e tyre nga policia.

Furgoni ishte drejtuar për në Matera për të furnizuar zyrat postare me paratë e pensioneve. Brenda automjetit të blinduar ndodheshin tre roje sigurie, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim nga fadromat. 

Mediat në Itali thonë se autorët kishin mirëmenduar grabitjen dhe mënyra se si e realizuan i ngjan një skene filmi.

ke.mu.
Komento