Itali, kryetarët e bashkive kundër Salvinit: Ligji për emigracionin, çnjerëzor

Itali, kryetarët e bashkive kundër Salvinit: Ligji për emigracionin, çnjerëzor

Matteo Salvini

Disa nga kryetarët e bashkive më të mëdha italiane njoftuan sot se nuk do të zbatojnë dekretin për sigurinë dhe emigracionin të nënshkruar nga Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini. I pari që kundërshtoi këtë dekret ishte kryetari i Palermos i cili e gjykoi si kriminal dhe çnjerëzor.

Kryebashkiaku i qendrës së majtë të kryeqytetit sicilian, Leoluca Orlando, shpjegoi sot në radion publike italiane se nuk e miraton zbatimin e ligjit. "Është tekst çnjerëzor, sepse shkel të drejtat e njeriut, dhe kriminal sepse ndihmon shkelësit e ligjit që të veprojnë në mënyrë legjitime në territorin e vendit tonë", shtoi ai.

Kryetari i Bashkisë kundërshtoi në veçanti masën që ndalon marrjen e të drejtës së banimit për një person me leje qëndrimi në territorin italian. Matteo Salvini replikoi në Facebook duke thënë. "Ju nuk bindeni? Unë nuk ju dërgoj ushtrinë". Edhe disa zyrtarë të tjerë kanë zgjedhur të ndjekin shembullin e kolegut të tyre siçlian, përfshirë këtu kryetarët e bashkive në Napoli dhe Firence.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës