Itali, Mattarella i dorëzon Casellattit detyrën për negocimin e krijimit të qeverisë së Koalicionit

Presidenti Italian Sergio Mattarella, i ka dorëzuar kryetares së Senatit, Maria Elisabeta Alberti Casellatti, mandatin për të negociaur dhe për të parë nëse mund të formohet një qeveri mes Koalicionit të Qendrës së Djathtë dhe Lëvizjes 5 yjet. Marrëveshja për krijimin e qeverisë duhet të arrihet deri ditën e premte, ndërkohë që Casellatti ka filluar menjëherë punën.

Pas një muaji e gjysëm nga zgjedhjet e 4 marsit në Itali, ende nuk është arritur formimi I një koalicioni qeverisës në vend. Ditën e sotme presidenti Italian, pas dy raundesh konsultimesh me partitë politike në vend, ka vendosur që të mandatojë kryetaren e Senatit, Maria Elisabeta Alberit Casellatti për të negociuar mes koalicionit të qendrës së djathë dhe Lëvizjes 5 yjet për formimin e një qeverie.

Marrëveshja mes Koalicionit të qendrës së djathë dhe Lëvizjes 5 Yjet, të cilat kanë fituar mazhorancën parlamentare në zgjedhjet duhet të arrihet brenda 2 ditëve, pasi kushtet për arritjen e marrëveshjes së qeverisësë skandojnë ditën e premte.

Presidentja e Senatit Italian, e cila mban rolin e negociatores për krijimin e qeverisë do të zhvillojë takime intensive me liderët e koalicionit të qendrës së djathtë dhe lëvizjes 5 yjet, nga ku do të shoh nëse është e mundur krijimi i një qeverie, dhe më pas do të  referojë rezultatet e takimeve te presidenti I Republikës.

Pas zgjedhjeve, "Lëvizja 5 Yje",  pranoi të krijonte qeverinë me Partinë Lidhja, duke mospranuar të bashkëpunonte me asnjë nga forcat e tjera politike në vend, por ishte lideri i partisë Lidhja, i  cili nuk pranoi formimin e një qeverie me kushtet e vendosura nga 5 Yjet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi

Hapet edicioni i 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit, Shqipëria përfaqësohet nga artistja shqiptare Iva Lulashi