Itali, modifikonin armët
pranga 2 shqiptarëve

Itali, modifikonin armët<br />pranga 2 shqiptarëve
ROME- Një argjendar italian në pension i shtyrë nga dy të rinjve shqiptarë e kishte transformuar shtëpinë e tij në një laborator artizanal, duke fabrikuar armë klandestine, duke i modifikuar ato në tipin e armëve alla "James Bond". Gjatë hetimeve të karabinierëve rezultoi se argjendari bënte lëvizje të dyshimta nën shoqërinë e vazhdueshme të dy shqiptarëve në një shtëpi të izoluar në zonën e Valenza. Mediat italiane raportojnë se në kohën e ndërhyrjes së policisë u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike një revolver dhe fishekë të mbledhur me letër celofan, të cilat ishin ndryshuar, ndërsa ishin modifikuar edhe municionet, vepër e cilësuar si një punë ekspertësh, çka përjashtoi automatikisht dy shqiptarët.

Eksperti i këtij përpunimi ishte Maurizio Musachi 64 vjeç argjendar në pension, ndërsa gjatë kontrollit të mëtejshëm u gjetën pushkë artizanale, një shkop shëtitje i kthyer në armë zjarrri si dhe lëndë të tjera shpërthyese. Ndërsa argjendari u ndalua për modifikimin dhe mbajtjen e armëve të zjarrit ndaj shqiptarëve Mehmet Llatja nisi hetimi për shpërndarje të lëndëve narkotike. Kurse për Ermal Matishin, karabinierët ngritën akuzën e mbajtjes së armëve pa lejë ndërsa dyshohet se ky ishte edhe furnizuesi me armë i argjendarit italian. Nga hetimet e kryera është arritur të provohet se për një periudhë kohore prej 1 viti dy shqiptarët e arrestuar kanë shfrytëzuar aftësitë e të moshuarit Italian, duke modifikuar armë dhe municione të ndryshme. Këto modifikimi ishin të karakterit artistik dhe sportive të tip "James Bond", ku armët më pas shiteshin në tregun e zi nga dy shqiptarët Ermal Matishi dhe Mehmet Llatja.

Nga fitimet financiare një pjesë e shumës së parave i jepej për punën e bërrë 64 vjeçarit Italian, ndërsa pjesë tjetër mbahej nga dy shqiptarët. Aktualisht karrabinierët janë duke kryer hetime për të mësuar se ku bliheshin pistoletat dhe armët e ndryshme, të cilat më pas i nënshtroheshin modifikimeve artizanale.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës