Itali/ Venecia “ndalon” turistët të ulen në tokë, gjobiten me 500 euro

Itali/ Venecia “ndalon” turistët të ulen në tokë, gjobiten me 500 euro

Pamje nga qyteti i Venecias

Autoritetet në Venecia kanë propozuar ndalimin e personave të ulen apo shtrihen në tokë, ndërkohë që qyteti vijon kështu përpjekjet e tij për të penguar ata që disa zyrtarë i quajnë turistë të pasjellshëm, 

Rregulli i propozuar është kërkuar nga kryebashkiaku Luigi Brugnaro dhe do të bënte që shkelësit të gjobiteshin me 50 deri në 500 euro, nëse ai do të nisë të implementohet. Të ulesh në shkallët e monumenteve apo në ato të portikut që rrethon sheshin e Shën Markut, është aktualisht e ndaluar.

Propozimi pritet të hidhet në votim në këshillin e qytetit në tetor edhe pse rrezikon kundërshtitë e këshilltarëve të tjerë nga lëvizja pesë yjet apo të grupeve të aktivistëve. Ka një listë shumë të gjatë të gjërave që janë të ndaluara në Venecia sa që nuk ka mbetur më asgjë për të bërë, thotë një aktivist. Do të duheshin madje 5 mijë oficerë policie shtesë që të garantohet respektimi i tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!