Itali/ Përfshihet nga flakët ndërtesa katër katëshe, ndërrojnë jetë bashkëshortët, dy fëmijë në gjendje të rëndë

Itali/ Përfshihet nga flakët ndërtesa katër katëshe, ndërrojnë jetë bashkëshortët, dy fëmijë në gjendje të rëndë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një çift bashkëshortësh ka vdekur dhe dy fëmijë po luftojnë midis jetës dhe vdekjes për shkak të një zjarri masiv që ka rënë në një bodrum të një ndërtese në Reggio Emilia, Bologna.

Mediat italiane shkruajnë se 40 të tjerë janë asfiksuar nga tymi që ka pushtuar ndërtesën katër katëshe, pranë stacionit hekurudhor. Të njëjtat media shkruajnë se çifti i bashkëshortëve kishte prejardhje kineze dhe se fëmijët janë të shtruar në dy spitale të ndryshme, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Zjarri raportohet se ka rënë në mesnatë. Sa i takon ekipeve të zjarrfikësve dhe Policisë, ata ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat në të cilat është shkaktuar zjarri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK