Italia, 'Atdheu i Kristianizmit', feston Krishtlindjet

Kudo në Europë po festohen Krishtlindjet. Besimtarët katolik dhe jo vetëm, risjellin në mendje atë natë të qetë, kur në një familje të paqtë, diku në Betlehem, erdhi në jetë Biri i shenjtë i Perëndisë. Nuk dihet me saktesi se kur lindi Jesusi.

Për historianët, data e lindjes se tij duhet të ketë qënë diku në pranverë, kohë kur barinjtë dalin për të kullotur bagëtitë.

Në shekullin e 4-të, një papë shpalli 25 dhjetorin si datë zyrtare të lindjes së Jesusit

Po pse kjo date?

Papa i mençur mendoi se ishte inteligjente që festa më e madhe kristiane të koinçidonte me festën më të madhe pagane, solsticin e dimrit. Dhe kështu në të gjitha vendet, kristianet celebrojnë lindjen e Krishtit kurse paganet rikthimin e diellit.

Europa ka dite që është veshur me petkun plot ngjyra të Festës së Krishtlindjeve. Por më shumë se kudo tjetër, festa e shenjtë duket se merr kuptim në Itali, atdheu i kristianizmit.

Vatikani është selia e kishës katolike romane dhe shtëpia e disa prej traditave më të shenjta të Krishtlindjes në Europë. Për shumë shekuj pelegrinët kanë udhetuar nga qytetet e tyre të largët drejt këtij qyteti të madh. Ende obeliskë të ndryshëm kanë histori që lidhen me festën dhe ndalesa të shenjta si varri i Shën Pjetrit në Vatikan apo dhe bazilika e Santa Maria Magiore.

Një nga mënyrat më të rëndësishme për të festuar Krishtlindjet në Itali është ndërtimi i "Presepi", skena e asaj nate të errët, ku në një kasolle në Betlehem, lindi Jesusi.

"Presepi" i parë u ndërtua në vitin 1223 nga shën Francesku i Assisit. Ai e ndertoi atë për t’u mësuar besimtarëve historinë e lindjes së Krishtit. Sot, bazuar në ato mësime, në vende të ndryshme skena e Betlehemit shpesh vendoset edhe në kontekste lokal. Pas disa orësh Shën Pjetri do të jetë kisha ku Papa Françesku do të kremtojë pas mesnatës lindjen e Krishtit.

Por në Romën kristiane, ka edhe shumë të tjera për t’u parë. Shpirti i bamirësisë së romanëve është mëse evident në lagjen Trastevere. Në kishën e Santa Maria, të varfërit shijojnë një vakt të përgatitur dhe shërbyer nga komuniteti i lagjes. 

Jashtë Romës, në rajonin e Toskanës, festa është më e thjeshtë, ashtu si edhe jeta e banorëve vendas.

Fëmijet trokasin në dyert e të moshuarve vetmitarë për të shpërdarë dhurata që përgjithësisht janë një panetone apo briosh i pasuruar me rrush dhe agrume.

Në fshatrat e rajonit të Toskanës, në manastire, banorët rikrijojnë Betlehemin përmes një lloj "Presepio" jetësore kurse të tjerë, të veshur si barinj, grumbullohen rreth zjarrit dhe këndojnë.

Pavarësisht traditave të ndryshme, të gjithë presin me padurim sekondin e fundit për të festuar ditën e lindjes se Krishtit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974

Ndahet nga jeta fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në vitin 1974