Italia në “gjueti”, kërkohet arrestimi i dy turistëve: U lanë me mbathje pranë memorialit të atdheut

Italia në “gjueti”, kërkohet arrestimi i dy turistëve: U lanë me mbathje pranë memorialit të atdheut

Dy turistët që u lanë në shatërvanin pranë memorialit të atdheut në Romë

Fotot e dy burrave që bënë xhiron e rrjeteve sociale, ku ata laheshin dhe zhvishenin në një shatërvan, kanë sjellë goxha telashe për ta. Policia italiane ka hyrë tashmë në një gjueti për t’i arrestuar ata. Dy burrat hynë të laheshin me mbathje në një shatërvan pranë një memoriali në Romë, pranë Piazza Venezias.

Shatërvani është pjesë e një monumenti për altarin e atdheut që nderon mbretin e parë të Italisë. Policia e Romës ka kritikuar sjelljen e tyre fyese dhe ka ndarë në Facebook pamjet duke i bërë apel publikut të japë informacione për identitetin e tyre. Sipas policisë, ata janë të huaj dhe flasin anglisht.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, në një postim në Twitter, shkroi: “Unë do të dija si t’i edukoja këta idiotë nëse do kapeshin. Italia nuk është banja e shtëpisë së tyre."

Zëvendëskryebashkiaku i Romës, Luka Bergamo, reagoi gjithashtu duke kërkuar që dy turistët të dënoheshin maksimalisht. Ky nuk është incidenti i parë që ndodh në Itali me turistët. Më herët, dy turiste u përleshën për një vend për foto në fontanën e Trevit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë