Italia ofron mbështetje për të sëmurët me hemofili, Manastrirliu: Duhet identifikim i hershëm

Italia ofron mbështetje për të sëmurët me hemofili, Manastrirliu: Duhet identifikim i hershëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Italia i siguron Shqipërisë mbështetje për trajtimin e të sëmurëve me hemofili. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu mori pjesë në një tryeze pune ne Senatin Italian, për shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimin mes vendeve për sëmundjet e lindura të gjakut.

Jetëgjatësia dhe trajtimi i pacientëve më sëmundje të tilla ka ndryshuar cilësisht vitet e fundit në Shqipëri, por kemi ende shumë për të bërë sa i takon identifikimit të hershëm të sëmundjeve të lindura të gjakut.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Ministrja Manastirliu vlerësoi mbështetjen e Italisë për të siguruar ndihmë konkrete për sigurimin e faktorit VIII, i cili është jetik për të sëmurët hemofilikë.

Më herët ministrja zhvilloi një takim me nënsekretarin e shtetit dhe zv.sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Armando Bartolazzi. Gjatë takimit dy palët u dakordësuan për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjelltë midis Shqipërisë dhe Italisë për shëndetin publik, në fushën farmaceutike, bashkëpunimin mes spitaleve, edukimin dhe trajnimin e mjekëve.

Bashkëpunimi do të formalizohet me marrëveshjen e re mes dy vendeve tona, e cila pritet të firmoset së shpejti nga ministrat respektivë të Shëndetësisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë