Iu diagnostikua qeni me tumor në gji, moderatori i njohur përlotet në emision

Iu diagnostikua qeni me tumor në gji, moderatori i njohur përlotet në emision

Bledi Strakosha

Ne televizionet shqiptare të ndodh përditë të shohësh perla. Një prej tyre ndodhi pasditen e kësaj të premte në emisionin e Rudina Magjistarit.

Ajo kishte ftuar Bledi Strakoshën, që qau live në emision, se i është sëmurë një qen.

“Ushi bën 15 vite në tetor dhe është në një moment shumë të vështirë të jetës.

Para disa vitesh u diagnostikua me kancer në gji, (qan), ju kërkoj shumë ndjesë, do doja të përmbahesha.

Ushi u diagnostikua nga një veteriner, rastësisht ku e kisha çuar për kujdesin e përmuajshëm të higjenes.

Veterineri zbuloi një gjëndër në gjoksin e saj. Ishte e vështirë për ta operuar sepse nuk do të përballonte narkozën për shkak të moshës dhe mbipeshës.

E operuam në momentin që gjetëm një narkozë që mund ta përballonte, u përmirësua dhe tashmë i është rikthyer sërish.

Unë kam humbur qenin tim të parë dhe e di se çfarë do të thotë.

Qeni im i parë quhej Willi, si një nga qent që kam tani”, tregoi Strakosha i përlotur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 02/06/2018 07:49

    Shumekush mund te ngerdheshet me kete lajm, ndersa mua me duket normal. Po te kishte ky vend dhe globi sa me shume njerez te dhembshur si Bledi qe qajne edhe per kafshet e tyre, e sigurte qe do ishte nje vend me i mire per t'u jetuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Të premten Ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv