Iu pikas flamuri kuqezi në makinë, policia malazeze dënon me gjobë shqiptarin

Iu pikas flamuri kuqezi në makinë, policia malazeze dënon me gjobë shqiptarin

Foto Ilustruese

Një shqiptar nga Ulqini është ndaluar më 28 nëntor nga policia e qytetit, për shkak se kishte vendosur flamurin kombëtar në makinën e tij. Gazeta kosovare “Express” raporton se bëhet fjalë për Sabaudin Vogliq.

Vogliq u ndalua nga policia e Ulqinit në orët e mëngjesit dhe më pas u shoqërua për në stacionin policor të këtij qyteti për procedura të mëtejshme. Sipas të njëjtës gazetë, policia e ka marrë në pyetje Sabaudinin pikërisht për vendosjen e flamurit kombëtar në makinë.

Vet shqiptari nga Ulqini ka treguar për “Indeksonline” të tërë situatën e ndodhur.

“Unë kam dalë për të shkuar në shitore me makinë dhe mbrapa e kam pa se më ndiqte një makinë e policisë. Më dhanë urdhër të ndalem. Në makinën e policisë kanë qenë disa policë brenda saj dhe aty ka dalë një polic dhe më ka kërkuar dokumentet. Polici më ka thënë se arsyeja e ndaljes është për shkak se unë e kam vendos në makinë flamurin kombëtar. Ata thanë se nuk ke të drejtë me përdor flamurin në qytet pa marrë leje. Më kanë dërguar në stacion, më kanë dhanë vendimin për t’u paraqitur në gjykatë dhe më kanë thënë se mund të dënohesh nga 2500 deri në 5000 euro”, ka rrëfyer Vogliq, duke shtuar se iu kishte thënë policëve se përdorimi i flamurit kombëtar nuk është një vepër e ndaluar.  

Sipas dëshmitarëve të rastit, në makinën policore që ka ndaluar Vogliqin ka qenë vet komandanti i policisë së Ulqinit, Goran Erakoviq dhe ndalimi i shqiptarit mendohet se është bërë me urdhër të tij. 

Gazeta kosovare “Express” thekson se komandanti i Policisë së Ulqinit njihet për keqtrajtimin përkundrejt shqiptarëve. Vitin e kaluar, ai ka drejtuar madje edhe një operacion kontrollesh në disa lokale të cilat i frekuentonin të rinjtë shqiptarë, duke ushtruar më pas dhunë mbi to pa kurrëfarë arsye. Ndonëse kjo gjë ka shkaktuar reagim të ashpër të shqiptarëve të Ulqinit, të cilët kanë kërkuar mënjeherë nisjen e hetimeve ndaj tij, Goran Erakoviq vazhdon të qëndron në të njëjtën detyrë.

Ligji i ri për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, për herë të parë lejon që simbolet kombëtare të përdoren edhe në ato zona ku pjesëmarrja e pakicave është në nivelin 5 për qind, por mesa duket nga rasti i mësipërm, ligji duket se nuk funksionon plotësisht në Ulqin.

Dënimi përkundrejt Sabaudin Vogliq

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë