Ivan Duque, zgjidhet president i i ri i Kolumbisë

Ivan Duque, zgjidhet president i i ri i Kolumbisë

Politikani konservator, Ivan Duque

Politikani konservator, Ivan Duque, ka bërë thirrje për bashkim, pasi është zgjedhur president i Kolumbisë. Duque ka fituar 54% të votave në zgjedhjet e 17 qershorit, duke shënuar përparësi ndaj ish-guerilit, Gustavo Petro.

Me modesti dhe nder, i them popullit kolumbian se me gjithë energjitë e mia do të punoj për të bashkuar shtetin tonë. Jo më ndarje.

Politikani Ivan Duque

Politikani Duque po ashtu ka thënë se dëshiron të shohë ndryshime për të prezantuar “përmirësime” të marrëveshjes historike për paqe të arritur me grupin rebel të Forcave të Armatosura të Kolumbisë.

Marrëveshja, e nënshkruar më 2016 për t’i dhënë fund luftës 50 vjeçare në mes të rebelëve dhe forcave qeveritare, u ka garantuar rebelëve ulëse në parlament si dhe mundësinë për të kontestuar zgjedhjet.

Duque po ashtu ka premtuar luftim të korrupsionit, ndërsa rritjen e prodhimit të kokainës, e ka cilësuar kërcënim për sigurinë e shtetit latino-amerikan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë