Izet Haxhia feston ditëlindjen në burg, e dashura 'e paralajmëron' me një dedikim: Gjej 'vrimë e futu', nëse...

Izet Haxhia feston ditëlindjen në burg, e dashura 'e paralajmëron' me një dedikim: Gjej 'vrimë e futu', nëse...

Izet Haxhia

Izet Haxhia feston sot ditën e tij të lindjes në burg. Në këtë ditë të veçantë për të, e dashura e tij franceze i ka kushtuar një mesazh prekës.

Në faqen e ‘Facebook’ të Haxhisë, të cilën e menaxhon edhe ajo, e dashura i dedikon një mesazh dashurie, ku ndër të tjera i premton se do vijë ta marrë nga burgu dhe së bashku do të vizitojnë Tropojën, familjen dhe vendlindjen e tij.

Më tej, ajo i tregon se i ka bërë një tortë të mirë, të cilën do donte që dhe ai t’ia bënte për ditëlindjen e saj. Për këtë, e dashura ‘e paralajmëron’ që të përgatitet, të bëjë kurs gatimi dhe të mësojë të bëjë tortën, ndryshe do t’i duket burgu si kopshti i Edenit.

Dita e lindjes tende sot, dashuria ime. Çfare dite...!!!!! Kam planifikuar ne mendjen time imagjinare, gjithe programin..

Do vij te te marr aty...ti je me i bukur se kurre, ( edhe une) ..dhe do shkojme ne Tropoje, ne Babine,atje ku ti linde! Do kendojme,do qeshim, do t i jemi mirenjohes atij vendi...!

Une s kam qene kurre ne Tropoje, ndaj ke shume gjera per te me treguar... Pastaj do kthehemi ne Tirane,dhe do te te tregoj shtepine ku linda, edhe aty do emocionohemi pakez,sigurisht! Asnje moment nuk do t i shkepusim duart!

Do me tregosh fakultetin tend, do te te tregoj klasen ku une studjoja me ore te tera, rruget qe i kemi dashur e na kane qene deshmitare ne gezimet dhe hallet tona....

Pa asnje dyshim, do te shkojme tek ajo kafe e vogel prane Akademise,ku jemi njohur para 20 vitesh, atehere kur mendja jote ishte e mbushur me politike dhe halle, kurse e imja me Maria Callas dhe me opera.... Ty s te kujtohet, qe kisha tela ne dhembe, isha e vockel dhe pa asnje lidhje me boten tende dhe politiken..

Pastaj, me tapetin fluturues te mendjes time, do ndodhemi ne Paris, do te te tregoj gjithcka, vitet e studimit, konservatorin, mencen studentore,ku here haja e here jo, sepse preferoja te blija nje parfum ose te shikoja nje opera a teater dhe te rrija 2 dite pa ngrene..

Sa tmerrsisht shume do dashurohemi sot! Sot , gjithe ky planet eshte vetem per ty! Do bejme shume gjera, me ate entuziazmin dhe pasionin tone, me ate embelsine dhe butesine tone (qe veç une t a njoh aq mire)!

Ne fakt, kjo dite eshte me shume feste per mua sesa per ty! Sepse pikerisht sot, Zoti solli dhuraten me te madhe qe do te kisha ne jete, TY! Nuk di te bej urime, me jane dukur gjithmone klishé, dhe ngec...ngec!

Por di qe sot, ka ardhur ne jete nje misionar ne kete bote, qe do te me prezantonte me dashurine, me lumturine, madje edhe me vetveten time te vertete!

Driteza ime, a arrin valle t a ndjesh se sa te dua? Sepse mendja , sado te mundohet, nuk do arrije t a kuptoje.. Vetem shpirti mund t a ndjeje!

Gëzuar ditën tënde të lindjes, dhurata ime, dashuria ime, miliona dashuri brenda, i bukuri e i miri im, shoku im i ngushtë, frymëzimi im! Asgje me te bukur ne jete,nuk do te kisha imagjinuar kurre!

Faleminderit Zotit dhe dy prinderve te tu, qe te krijuan kaq te mrekullueshem! Edhe plot e plot vite te tjera, shendeti e dashurie! Atje ku ti je, mbylli syte dhe do shohesh qe gjithe universi sot, feston per ty!

Te gjithe miqte e tu te shumte , i ke prane sot! Apo jo çuna, goca? Te dua, te dua, te dashuroj...  aq teper shume sa nuk e di as vete.. Sa bukur? Sa bukur, shpirt...!!!

Gezuar, Gishteza imi jetes. Ps: Tani, hajde pak te them dicka te veshi: Degjo ketu, or Izet Haxhia!!!! 3 dite pune me ka marre kjo torta e zoterise tuaj! 11 kate, vdiqa me furrén ne mes te vapes, me 4 tepsi te madhesive te ndryshme.. Dhe me lumshin duart e arta prej punetoreje te papertuar.!

Ben vakiiiii....ben vaki se s me ben nje si kjo per ditelindjen time ,me duart e tua...gjej vrime, futu e mbulohu. Nuk me intereson fare se si, qysh, tek, nga, ku..... futu ne kurs gatimi, shpik krahe te fluturosh qe aty, pije detin Ksant,fillo ndonje revolucion, merr keshilla nga Nard Ndoka......pune per ty. Kaq po t 'them... ndryshe do te te duket burgu si kopshti i Edenit...

Mesazhi i të dashurës për Izet Haxhinë


(Mesazhi i të dashurës për Izet Haxhinë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditori: 09/07/2018 11:35

    Ruj seriozitetin Izet,se keto kohet e fundit ke filluar te behesh si ata te Facebookut (Njerez me profil te ulet) qe nuk lejn foto pa postuar,qe te jen ne qender te vemendjes.Po me kujton Greket,te cilet kur shkojn ne Prokurori,ju duhet per te pershkruar nje distanc ne kemb te shoqeruar me Polici,dhe deshira e pamohueshme e tyre esht qe te japin itervista para Gazetareve.Ne jemi nje Popull qe kerkojm ti nxjerrim Geshtenjat nga Zjarri me duart e te tjerve,dhe duke qen se ju,u vet ofruat per ta ber ket Pun,per inat,dhe pa asnje interes,te lutem mos na zhgenje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale