Izolimi i kokave të krimit në burg, Gjonaj te ‘Ligjet’: Regjimi, jo më i gjatë se 1 vit (Detajet)

TIRANE-Komisioni Ligjeve ka diskutuar në mbledhjen e sotme ndryshimet në ligjin për të dënuarit dhe të paraburgosurit. Për të raportuar për ndryshimet ligjore e pranishme ishe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se ndaj të dënuarve parashikohet një regjim i posaçëm, i njëjtë me atë italian 41/Bis. Gjonaj deklaroi se regjimi i posacëm nuk mund të jetë më i gjatë se 1 vit. Në ligj specifikohet  se me kërkesë të të dënuarit ose të paraburgosurit, pas një periudhe njëvjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave ndaj të dënuarit ose të paraburgosurit.

“Ndryshimet në ligj parashikojnë regjim të posaçëm, si ai italian 41/Bis. Ligji është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese italiane dhe janë konsideruar të rregullta. Ligji është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Lufta kundër krimit është intensifikuar. Grupe kriminale janë goditur. Por krimi bëhet më i sofistikuar. Është konstatuar se elementë kriminal edhe pse të burgosur, vijojnë komunikimin me jashtë. Partnerët italianë kanë konsideruar se ligji duhet zbatuar edhe në Shqipëri. Nëse një person do arrestohet për vepra të rënda penale, vendoset në regjim të posacëm për të parandaluar kontaktet me organizatën kriminale apo edhe elementë të tjerë brena burgut. Regjimi nuk mund të jetë më i gjatë se 1 vit” deklaroi ministrja.

Për të burgosurit dhe të paraburgosurit e sigurisë së lartë parashikohet zero kontakt me botën jashtë, ndërsa takimet do të regjistrohen me audio dhe video. Ata mund të takojnë familjarët apo ti telefonojnë vetëm njëherë në muaj, ndërsa gjithçka do të jetë e regjistruar (lexo këtu).

Çfarë është modeli italian “41-bis”?
Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze. Kjo masë u prezantua në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.

Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minuteshë në muaj, edhe ajo e regjistruar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar