Izraeli dhe Hamasi mohojnë:Nuk ka
ende armëpushim mes dy vendeve

Izraeli dhe Hamasi mohojnë:Nuk ka<br />ende armëpushim mes dy vendeve
Ministri i jashtëm i Izraelit dhe lideri palestinez Hamas kanë mohuar arritjen e një marrëveshje armëpushimi për t'i dhënë fund luftimeve në Gaza mes Izraelit dhe militantëve palestinezë, njofton BBC.

Avigdor Lieberman tha se njoftimi për arritjen e një armëpushimi deri më tani është i pasaktë, ndërsa nga ana e tij Hamas, i cili kontrollon Gazën, tha se bisedimet me Egjiptin janë ende në vazhdim.

Një zyrtar izraelit tha më herët për BBC se armëpushimi ishte arritur dhe se do të hyjë në fuqi të premten në orën 06:00 sipas kohës lokale. Rreth 227 palestinezë dhe një izraelit kanë vdekur në këto nëntë ditë konflikti.

Izraeli filloi operacionin e saj mbrojtës me objektivin e deklaruar për ndalimin e sulmeve palestineze me raketa ndaj Izraelit.

Megjithatë, Kombet e Bashkuara shprehen se shumica e të vrarëve në Gaza janë civilë. Nga ana e tij Izraeli akuzon Hamasin për fshehje të infrastrukturës ushtarake brenda popullsisë civile.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot