Izraeli kërcënon Rusinë, Benjamin Netanyahu: Kujdes me shitjen e armëve
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin mbi rreziqet e shitjes së sistemeve ajrore për mbrojtje në Siri, S-300, me pretendimin se kjo do të ndikojë në destabilizimin e shtetit të shkatërruar nga lu
Benjamin Netanyahu dhe Vladimir Putin
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin mbi rreziqet e shitjes së sistemeve ajrore për mbrojtje në Siri, S-300, me pretendimin se kjo do të ndikojë në destabilizimin e shtetit të shkatërruar nga lufta. Kujdes me shitjen e armëve, është shprehur në mënyrë kërcënuese Izraeli për Rusin.
Zyra e shefit të ekzekutivit e izraelit pas një bisede telefonike të zhvilluar mes të dy liderëve të hënën ka njoftuar se ai i druhet transferimit të sistemeve të avancuara të armëve në duar të papërgjegjshme dhe këtë shqetësim ia ka përcjellë edhe shefit të Kremlinit.
Përveç kundërshtimit të shtetit hebre, Moska e ka bërë të qartë se dorëzimi i sistemit raketor ajror do të bëhet brenda dy javësh, ku e gjithë kjo zhvillohet vetëm pak ditë pasi Rusia e akuzoi Izraelin për rrëzimin jo të drejtpërdrejtë të një avioni luftarak rus në Siri.
Mirëpo kundër kësaj lëvizjes së parashikuar që të ndodhë shumë shpejt është edhe Shtëpia e Bardhë, ku Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton arriti deri aty sa ta cilësonte këtë shitje armesh si “moment që shënon përshkallëzim të ndjeshëm” në luftën civile 7 vjeçare të vendit.
Ndërsa avionët izraelitë deri më sot kanë ndërmarrë sulme ndaj forcave iraniane në Siri pa u penguar nga rusët. Shteti hebre deklaroi pas incidentit të avionit rus se do të përpiqet të shmangë episode të tilla në të ardhmen, por nuk ka ndërmend t’i ndalojë plotësisht misionet e tij në Siri.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2192
Lajme të tjera
-
Inteligjenca amerikane: Kina ka rritur shitjet me Rusinë në fushën e teknologjisë së armatimit
20 Prill, 09:20
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
20 Prill, 08:47
-
Dronët ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë
20 Prill, 08:26
-
Bashkëpunëtori i Agresionit Ndaj Ukrainës i Nominuar për Çmimin Nobel në Paqe
19 Prill, 16:22
-
Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore
18 Prill, 17:38
-
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
18 Prill, 15:03
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje
18 Prill, 08:42
-
FOTO/ Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vdekur, ja si BBC dhe media e pavarur ruse llogarisin humbjen e Rusisë në luftën në Ukrainë
17 Prill, 20:03
-
SHBA: Kina po forcon makinerinë e luftës ruse në Ukrainë
15 Prill, 20:49
-
Lufta në Ukrainë/ Disa rajone mbeten pa energji elektrike! Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia
13 Prill, 08:38
-
SHBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
12 Prill, 22:04
-
Lufta në Ukrainë/ Putin tallet me konferencën e paqes në Zvicër: Shfaqje e çuditshme! Paralajmërimi i FBI-së: Ne rrezikojmë një sulm në SHBA si në Moskë
12 Prill, 08:45