Shqiptarët shprehin një tendencë në ulje për të bërë dhurata në këto ditë festive. Të paktën kështu janë shprehur dhe tregtarët, të cilët thonë se kërkesa ka por blerjet janë të pakta. Ndërsa interesi shprehet më tepër për dhurata të personalizuar artizanale.
Ashtu si çdo vit në këto ditë festive mendohet edhe për dhuratat. Por si shprehet tendenca e blerjeve të dhuratave që bëjnë shqiptarët për të afërmit e tyre?
Në shtëpizat festive të vendosura tek Pazari i Ri, tregtarët thonë se shqiptarët bëjnë dhurata edhe pse është vënë re një ulje e kërkesës.
“Të them të drejtën jo aq sa kemi pritur por bëjnë dhurata, e duan këtë lloj tradite, nuk është shtrenjtë por s’ka lekë,” tregoi një tregtare.
“Dhuratat kanë filluar që në datën 10 do niseshin për jashtë shtetit ose do ti nisnin jashtë kjo është më e bukur për faktin se produktet janë prodhuar në Shqipëri. Shumica i preferojnë dhuratat,” tha një tjetër tregtare.
Por, cilat janë artikujt që preferohen më tepër për t`u bërë dhuratë?
“Bizhuteritë ngelen zgjedhja e parë për dhurata sidomos për femrat, ka një tendencë në rritje edhe për meshkujt,” u shpreh një tregtare bizhuterish.
“Edhe lodrat preferohen janë didaktike, libri mbete për ditëlindje, festa e çdo aktivitet tjetër vlerësohet si një dhuratë e bukur," tregoi një shitëse librash.
Ndërsa qytetarët shprehen se preferojnë të bëjnë dhurata sidomos për fëmijët.
“Preferojnë dhurata artistike, parfume një lodër, kaq,” tha shitësja e lodrave për fëmijë.
Dhuratat e personalizuar kanë hyrë më tepër në tendencat e shqiptarëve duke i dedikuar më tepër kohë, mendime dhe ndjenja të veçanta personit që ja dhurojnë.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 3425
Lajme të tjera
-
Komisionet Parlamentare, Kulluri në 'Studio Live': Nuk po bëjnë asnjë punë! Nesturi: Duhet të shkojnë tek opinioni publik
25 Prill, 17:25
-
VIDEO: Eurodeputeti nxjerr nga çanta pëllumbin dhe e lëshon në sallën e Parlamentit Europian
25 Prill, 17:19
-
Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit
25 Prill, 17:15
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0
25 Prill, 17:02
-
Histori rrëqethëse të ‘91, si kaluan detin shqiptarët me anijen e shpresës, Arbëreshi Mario Calivà rrëfen copëza historie…
25 Prill, 17:01
-
Bardhi përgënjeshtron SPAK: Kemi bërë kallëzim, por ishte vetëm një ‘info’
25 Prill, 16:55
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike
25 Prill, 16:50
-
Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve
25 Prill, 16:45
-
‘Margarita Xhepa me rol nderi, ‘Bubbles’ si etyd për pritjen’, Meri Dishnica me film: Kasti e produksioni italian! S’ ka kohë as vend, është gjendje humane
25 Prill, 16:40
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë
25 Prill, 16:36