Ja çfarë e bën yllin portugez të futbollit të qëndrojë gjithmonë në top formë

Ja çfarë e bën yllin portugez të futbollit të qëndrojë gjithmonë në top formë

Futbollisti Cristiano Ronaldo

Ylli portugez do të mbush 34 vjeç dhe ka fituar pesë herë Topin e Artë. Futbollisti Cristiano Ronaldo nuk nguron të ekspozojë trupin e tij dhe për ta mbajtur atë në formë dhe për të dhënë një performancë të shkëlqyer në fushë siç di vetëm ai, i nënshtrohet  një diete tejet strikte.
Fituesi pesë herë i Topit të Artë vazhdimisht sfidon kritikët me rekordin e tij dhe rezultatet dhe kjo për shkak të përkushtimit të tij në fushën e trajnimit.

Por regjimi i tij i kujdesshëm i ngrënies gjithashtu ka treguar një faktor masiv për të siguruar që Ronaldo të qëndrojë gjithmonë në formë. Ronaldo  duhet të llogarisë kaloritë dhe kohën stërvitjes së jashtëzakonshme që ai bën por kjo nuk do të thotë që nuk gjen kohën për tu ushqyer.

 Ai ka zbuluar llojin e ushqimit që ha për mëngjes, drekë dhe darkë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm  për sportistët dhe Ronaldo na siguron që ha mjaftueshëm për të marrë energjitë e duhura.

Mëngjesi tipik përfshin një zgjedhje të proshutës dhe djathrave, kroasantëve, tost me avokado, jogurt dhe një grup frutash.

Ylli i Real Madridit pranon se një nga sekretet e suksesit të tij është “të hash rregullisht” dhe konfirmon se ai ha deri në gjashtë vakte të vogla në ditë.

Për drekë ai preferon të konsumojë peshk. Pjata e tij e preferuar quhet "bacalhau a braz" e cila përfshin merluc, qepë, patate dhe vezë të fërguara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat