POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ja çfarë Greqia dhe FIFA ndalojnë dhe çfarë Shqipëria toleron (FOTO)

Tre ngjarjet nacionaliste, 'shqiponja' e rekrutëve dhe e Xhakës e Shaqirit dhe simbolet greke sot në Bularat

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u gjobitën nga FIFA me 10 mijë franga pasi në ndeshjen Zvicër-Serbi, bënë simbolin e shqiponjës pas golave të shënuar, pas protestave të forta të mediave, politikës dhe opinionit publik serb. Në Serbi çdo lloj simboli që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët është i ndaluar dhe në çdo rast ekspozimi i tyre merret për “Provokacja”. Dhe në rastin më të keq fundi mund të jetë edhe fatal.  Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë dy të rinj shqiptarë nga Kosova u dhunuan brutalisht në Beograd pse flisnin shqip. Njëri prej tyre përfundoi edhe në gjendje kome për shkak të dhunës barbare.  

E njëjta panoramë edhe në Greqi. Një grup rekrutësh ushtarakë me origjinë shqiptare, bënë simbolin e shqiponjës dhe për këtë gjest u dënuan me nga 60 ditë burg. Veprimi i tyre shkaktoi reagime në politikën e Athinës por edhe opinioni publik grek nuk e mirëpriti shfaqjen e përkatësisë kombëtare në repartin ushtarak grek, ku ata kryenin shërbimin.  

Ndërsa në Shqipëri, gjithkush hyn e del dhe bën ç’të dojë me simbolet kombëtare apo edhe ato nacionaliste e askush nuk e pengon. Funerali për Konstandin Kaçifas, pjesëmarrja e 1500 ekstremistëve nga Greqia, shfaqja e simboleve greke dhe të Vorio-Epirit apo dhe thirrjet antishqiptare, nuk dënojnë askënd. Dhe ky është rast i përsëritur. Askujt nuk i hyn gjemb në këmbë. Njëherazi tregon edhe ndryshimin mes Shqipërisë dhe Greqisë e Serbisë. Pse këta të fundit kanë frikë nga simbolet shqiptare ndërsa nga ana tjetër nuk vonojnë të shfaqin primitivizmin e tyre?!

l.q.
Komento

Komente

  • Fgh: 08/11/2018 22:27

    S’kane frike nga bq tone jo. Mos u merakosni. Denimi i simboleve kombetare Shqiptare eshte gjenocid qe akoma vazhdon dhe mundesohet nga 140 bq qe kemi ne kuvend dhe krye tradhtari e. Rams.

    Përgjigju