Ja emrat e shtatë xhelatëve që internuan mijëra familje shqiptare, që nga viti 1955

Ja emrat e shtatë xhelatëve që internuan mijëra familje shqiptare, që nga viti 1955

Foto ilustruese

Zbulohet dekreti i 8 gushtit 1955 i Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku miratohen 7 anëtarët e komisionit të Internim Dëbimeve.

Ky është dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i datës 8 gusht 1955, ku vendoset se cilët do të ishin 7 anëtarët e komisionit, që do të merrte vendimet për të internuar gjithë familjet shqiptare që ata mendonin se ishin rrezik për regjimin komunist.

Ky komision do të kishte në dorë gjithçka rreth fatit të tyre, si: zonën ku do të internoheshin; ndarjen e familjeve, një pjesë në një fshat e një pjesë në një fshat tjetër; kohën e internimit të tyre dhe përsëritjen e vazhdueshme të dënimit çdo pesë vjet. 

Dokumenti i plotë
Republika Popullore e Shqipërisë

Presidiumi i Kuvendit Popullor

Dekret

Mbi caktimin e anëtarëve të Komisionit të veçantë të parashikuar nga dekreti mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative

- - - - - - - -

Në mbështetje të nenit 4 të dekretit nr.1906 datë 2 gusht 1954

Presidiumi i Kuvendit Popullor

Vendosi:

Përbërja e Komisionit të veçantë pranë Ministrisë së Punëve të brendshme të parashikuar  nga dekreti nr.1906 datë 2 gusht 1954 mbi internimin dhe dëbimin si masë administrative të jetë si vijon:

1)      Gjeneral-major Kadri Hazbiu               – Kryetar

2)      “          “          Mihallaq Ziçishti         – anëtar

3)      “          “          Delo Balili                   -           “

4)      “          “          Teki Kolaneci              -           “

5)       Kolonel          Rexhep Kolli               -           “

6)       N/Kolonel      Nevzat Haznedari        -           “

7)      Major               Qamil Mane                -           “

– Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. –

Tiranë, më 8 gusht 1955

Nr. i dekretit: 2116

Për presidiumin e Kuvendit Popullor

Të republikës Popullore të Shqipërisë

Sekretari

Sami baholli

(firma)

Kryetari

Haxhi Lleshi

(firma)

Dekreti

Kujto.al 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale