Ja gabimet qe nuk duhet të bëni me ushqimet gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies, mjeket shpjegojnë në 'Rreze Dielli'

Ja gabimet qe nuk duhet të bëni me ushqimet gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies, mjeket shpjegojnë në 'Rreze Dielli'

Nutricionistja Albana Daka dhe mjekja gjinekologe Elvana Toska në studion e "Rreze Dielli"

Gratë shtatzëna, sidomos ato që kanë fëmijën e parë shpeshherë bëjnë gabime gjatë 9 muajve të periudhës së shtatzanisë. Për nutricionisten Albana Daka kequshqyerja dhe konsumimi i pijeve të gazuatra janë dy prej gabimeve kryesore që gratë bëjnë gjatë kohës që janë në pritje të një fëmije.

Gabimi i parë është shtimi i sasisë së ekzagjëruar të ushqyerjes së vetë nënës, që të hanë sa më shumë. Gabim kryesisht tek nënat e reja është edhe kequshqyerja. Të gjithë nënat fokusohen shumë në ëmbëlsira . Ka nëna që fokusohen shumë tek pijet e gazuara, apo lëngjet e frutave të gatshme që duhen evituar totalisht, pasi merren sasi të konsiderueshme sheqeri dhe konservantësh që ndikojnë automatikisht në uljen e imunitetit edhe tek bebi.

Albana Daka, nutricioniste

E ftuar në emisionin reze Dielli në Report Tv ishte edhe mjekja gjinekologe Elvana Toska. Sipas saj gratë shtatzëna duhet të bëjnë shumë kujdes me marrjen e multivitaminave. Konsumi i tyre duhet të shoqërohet me nje dietë të ushqyeshme dhe të kontrolluar.

Një nga gabimet kryesore që bëjnë gratë shqiptare është marrja pa kriter e multivitaminave prenatale. Ekziston ajo teoria tek gratë që të marrësh multivitamina ke marrë çdo gjë . disa mbajnë edhe dietë dhe marrin multivitamina vetëm për të mos marrë peshë. Kjo është e gabuar. Multivitaminat janë suplemente që i bashkangjiten një jete të shëndetshme. Është dieta e para dhe pastaj ato që mungojnë në dietë , për arsye të ndryshme të cilat nëna nuk i merr dot, duhen plotësuar me multivitamina. Nuk është justifikim multivitamina dhe pastaj një jetë çfarëdo. Së dyti mosheqja dorë e disa zakoneve të jetës para shtatzënisë, siç është pirja e duhanit, alkooli apo kafeja që mundohen ti evitojnë, por jo gjithmonë ia arrijnë.

Elvana Toska, mjeke gjinekologe

Ushqimet që nëna konsumon gjatë periudhës së shtatzanisë, ndikojnë shumë në zhvillimin dhe rritjen e fëmijës edhe pas lindjes. Periudha që duhet bërë kujdes në ushqyerje, nuk është vetëm ajo e 9 muajve të shtatzanisë, por edhe gjatë kohës që nënat janë duke ushqyer fëmijën me gji.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba