Ja problemet e shumta që vijnë nëse nuk ndiqni ritmin e ditës

Ja problemet e shumta që vijnë nëse nuk ndiqni ritmin e ditës

"Njerëzit që nuk arrijnë të ndjekin ritmin e trupit të tyre kanë më shumë mundësi që të kenë depresion dhe probleme të shëndetit mendor," thotë studimi që anketoi 91 mijë njerëz në Angli.

Ata që janë më pak aktivë gjatë ditës dhe më aktivë ose të shqetësuar gjatë natës janë të rrezikuar që të kenë rritje të depresionit, çrregullime bipolare dhe humor keq.

Hulumtuesit e Universitetit të Glasgoë thonë se përçarja në ritmet normale të qarkullimit, të cilat punojnë në një cikël gjumë-zgjim për 24 orë shoqërohet me një ndjeshmëri më të madhe ndaj çrregullimeve të humorit.

Ata që morën pjesë kishin nivelet e aktivitetit të tyre të monitoruara gjatë një jave. Profesori Daniel Smith tha: "Një ritëm i shëndetshëm duhet të jetë aktiv gjatë ditës dhe joaktiv natën. Ky është studim i rëndësishëm që tregon lidhjen e fuqishme mes ritmit të ndërprerë të qarkullimit dhe crregullimeve të humorit."

Studimi zbuloi dhe faktin që personat që zgjedhin të qëndrojnë gjatë zgjuar natën duke punuar apo përdorur celularin kanë gjasa të ndihen të vetmuar dhe më pak të lumtur, prandaj sugjerohet që aktiviteti të përfundojë rreth orës 10.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'

Leonard Olli: Sistemi shëndetësor ka dështuar me sukses absolut këto 30 vite! Shëndetësia falas ka qenë 'përrallë me mbret'