'Ja si duket Lushnja e qeverisur nga 'siçilistët''/ Blofi i Berishës me foton nga Rusia, u tall 'Qytetari Dixhital'

'Ja si duket Lushnja e qeverisur nga 'siçilistët''/ Blofi i Berishës me foton nga Rusia, u tall 'Qytetari Dixhital'

Denoncimi i Berishës në Facebook

Nuk është ndonjë lajm i ri nëse thuhet se ish-kryeministri Sali Berisha ka rënë pre e talljes së qytetarit dixhital apo ka sajuar ndonjë ngjarje për të sulmuar kundërshtarët politik. Ai poston gjithçka që i intereson në profilin e tij në rrjetet sociale dhe më pas dhjetra media e pasqyrojnë si të mirëqënë.

Ngjarja e fundit dëshmon një nga ato rastet ku ish-shefi i qeverisë dezinformon qytetarët duke shpërndarë fotografi të shkrepura në Rusinë e largët dhe për të thënë se kjo është gjendja në qytetin e Lushnjës.

Postimi i Berishës si mesazh i "Qytetarit Dixhital":

Lushnja e qeverisur nga siciliste!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Prsh doktor,

U ktheva per pushime ne qytetin tim ne Lushjnje dhe shikoj qe perpara pallatit tim te vjeter po hapej nje grope e madhe, me siguri per tu betonizuar. Por, problemi qendron se dheun e nxjerre e kane lene prej kohesh aty duke sjelle semundje. Cunat e lagjes menduan nje forme ironie dhe vendosen kete mbishkrim“, shkruhet në mesazhin e Berishës.

Fotoja origjinale është shkrepur në Rusi

Denoncimi si në rastin e Berishës, është bërë nga një faqe ruse

Nuk është hera e parë që ish-kryeministri bie në kurthin e "Qytetarit Dixhital". Këta të fundit e shohin Facebook-un e Berishës si mjet argëtimi.//Tema/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 01/10/2018 07:31

    Ky pallat gjendet ne lagjen skender libohova dhe jo ne rusi

    Përgjigju
    • Erik: 01/10/2018 11:02

      Po vella aty eshte, pallat parafabrikat me minimumi 7 kate ne Shqiperine komuniste vetem ne lagjen tende paska ndertuar Partia.

  • Robshi: 30/09/2018 22:09

    Po pra po kur i qëllon i ka nga ato që për 48ore të bjerë pushteti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor