Ja ushqimet që djegin kaloritë në mënyrë natyrale

Ja ushqimet që djegin kaloritë në mënyrë natyrale

Qitro, një agrume e përkryer për të humbur peshë

Vitet e fundit në treg ka një sërë produktesh që ndihmojnë në djegien e yndyrave të trupit, duke rrëzuar kështu dhe kilogramët e tepërt. Por shumë prej tyre kanë dhe përbërje kimike, që mund të shkaktojnë efekte sekondare me kalimin e kohës.

Kështu që është më mirë të përdorim produkte natyrale për të djegur yndyrën. Por problemi është që jo çdo organizëm i përthith në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shumë prej tyre kanë rezultate minimale.

-Karçofi është i pasur me fibra dietike, antioksidantë, vitamina dhe minerale, dhe është një nga ushqimet kryesore që djeg kalori.

-Hirra është një ushqim i pasur me proteina të cilësisë së lartë, ushqyes kryesorë që përshpejtojnë metabolizmin duke lehtësuar formimin e masave të yndyrës në trup.

-Çaji jeshil është pa dyshim një nga aleatët më të mirë për dobësim. Ka pak kalori, përmban antioksidantë të fuqishëm dhe është një tretës i mrekullueshëm.

-Qitro është një agrume e përkryer për ata që duan të humbin peshë, pa mbajtur dieta të rrepta dhe të rrezikshme. E ulët në kalori, veti diuretike, dhe antioksidantë është një djegës i mirë natyral i kalorive.

-Speci djegës është një erëz me shije pikante, dhe që ju jep ndjesinë e ngopjes. Sigurisht që nuk duhet ekzagjeruar me të, por është një aleat shumë i mirë për të djegur kalori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat