“Jam 100% shqiptare”, ylli amerikan Ava Max rrëfen vështirësitë e prindërve të saj si emigrantë: Përfunduan duke jetuar në një kishë
Këngëtarja me origjinë shqipare Ava Max
E njohur si Ava Max, ylli amerikan që mori vëmendjen e të gjithëve me hitin “Sweet But Psycho” ka folur për origjinën e saj. Këngëtarja amerikane ka treguar se është mjaft krenare për origjinën e saj shqiptare dhe ka rrëfyer gjithashtu vështirësitë e prindërve të saj si emigrantë.
“Nuk ka qenë aspak e lehtë. Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe përfunduan duke jetuar në një kishë në Paris. Më pas u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara ku dhe u linda unë. Prindërit e mi shiten shtëpinë në Wisconsin për t’u zhvendosur në Los Anxhelos, por edhe atje zhgënjimi ishte shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh vendosa lidhjet me producentin Circuit i cili ka realizuar hitet e Rihanës apo The Weeknd etj i cili vendosi të kujdeset për karrierën time muzikore,”- shprehet Ava Max për median angleze “Belfasttelegraph”.
Emri i saj i vërtetë është Amanda Koçi dhe prej disa javësh vazhdon të jetë në vendin e parë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në të gjithë Europën dhe po ngjitet me shpejtësi në top listën amerikane. 24-vjeçarja tha për të njëtën medie se është është mjaft krenare për prigjinën e saj edhe pse ka lindur në Amerikë.
“Jam 100 përqind shqiptare. Dëshiroj të ndihmoj familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit në përgjithësi dhe dua të kontribuoj për komunitetin shqiptar kudo që të jem. Do të ishte e jashtëzakonshme që të mbaj një koncert bamirësie atje. Eshtë me shumë rëndësi për mua që të kontribuoj për komunitetin shqiptar,”- shprehet ylli botëror.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2526
Lajme të tjera
-
Inteligjenca amerikane: Kina ka rritur shitjen e teknologjive të armëve në Rusi
20 Prill, 09:20
-
Lezhë, vjedhja e kabujve elektrikë bëhet problem, kapet në flagrancë një person
20 Prill, 09:18
-
VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao
20 Prill, 09:10
-
‘Në dyshemenë e morgut të Tiranës, një qen kuiste pa pushim dhe në tavolinën e autopsisë, kufoma e një personi...’/ Dëshmia e profesorit të Mjekësisë Ligjore
20 Prill, 09:08
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja
20 Prill, 09:00
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
20 Prill, 08:47
-
'Breaking News': Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike
20 Prill, 08:40
-
Irak, bombardohet baza ushtarake, dy të vdekur dhe tetë të plagosur
20 Prill, 08:39
-
Adriatik Doçi: Meta-Kryemadhi thirrje Ramës për koalicion (Ngjala 2) nga goja e SPAK-ut
20 Prill, 08:32
-
Dronët ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë
20 Prill, 08:26
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij
20 Prill, 08:19