‘Jam dhunuar nga babai dhe i dashuri’, reperja rrëfen periudhën e errët të jetës së saj

‘Jam dhunuar nga babai dhe i dashuri’, reperja rrëfen periudhën e errët të jetës së saj

Reperja Nicki Minaj

Nicki Minaj është një nga reperet më të njohura në të gjithë botën. Kohët e fundit ajo ëhstë vënë në fokus të mediave për shkak të një sherri që pati me kolegen e saj Cardi B. Mirëpo Nicki ka vendosur që së shpejti të sjellë një dokumentar ku do të rrëfejë të gjithë periudhën e jetës së saj.

Si fillim ka publikuar dy video në rrjetin social Instagram, ku tregon disa sekuenca të jetës së saj.

Mbaj mend, kur isha e vogël, që mbroja mamanë time. Sa herë që babai afrohej ta prekte me dorë, unë i dilja përpara dhe nuk doja ta dhunonte. Ai pinte shumë dhe shumë herë unë nuk e mbroja dot ënën time. Mirëpo më vonë u lidha me një person i cil imë dhunonte. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz më referohen si acaruese, gërnjare apo çfarëdo qoftë. Kjo për shkakun se jam betuar që në atë kohë se asnjë burrë kurrë nuk do të abuzonte me mua,”- dëgjohet teksa thotë reperja.

Më pas 35- vjeçarja mes lotësh rrëfen se si ndikoi kjo periudhë e jetës së saj në muzikë.

 “Si do të bëhesha unë një burim inspirimi kur nuk kisha asgjë për të dhënë? Lejova një qenie njerëzore të më ulte aq poshtë saqë harrova se kush isha. Kisha frikë të futesha në studio. Nuk besoja në veten time,”- dëgjohet teksa thotë Minaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi