Jamarbër Malltezi: Dita e Tokës në Tiranë u festua me shtëllunga vdekjeprurëse tymi

Në një deklaratë për mediat kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi u shpreh se "dita e Tokës në Tiranë u festua me shtëllunga tymi kancerogjen që dëshmojnë se mjedisi në Shqipëri nuk është prioritet”.

“Prioritetet e Edi Ramës janë inceneratorët, kullat, betonizimi, prerja e pyjeve, gjithçka që shkon kundër shëndetit të qytetarëve”, tha Malltezi.

Malltezi vijoi me akuzat duke thënë se në Fushë Arrëz mbetjet hidhen në pyllin i cili është prerë i gjithi. 

Dita e Tokës në Tiranë u festua me shtëllungat vdekjeprurëse të tymit kancerogjen që ishin sot dëshmia më tronditëse se mjedisi në Shqipëri nuk është prioritet.
Prioritetet e Edi Ramës janë inceneratorët, kullat, betonizimi, prerja e pyjeve, gjithçka që shkon kundër shëndetit të qytetarëve.
Reja gjigande kancerogjene që zgjati për disa orë në Tiranë, nuk është e vetmja katastrofë mjedisore. Se bashku me Dr. Shkencave Pyjore Hasan Cani dhe ekspertin Genti Spahiu sapo jemi kthyer nga Fushë Arrëzi, të cilin e zgjodhëm me qëllim zbulimin e një masakre tjetër mjedisore në Ditën e Tokës.
Në shkelje të plotë të çdo ligji që mbron mjedisin dhe pyjet, mbetjet në Fushë Arrëz hidhen në pyll, i cili, edhe pa këto mbetje është në gjendje të mjeruar. Pylli është i prerë, deri edhe tek filizat e rinj. 
Banorët e zonës e dinë që përfituesit kryesorë të masakrës mjedisore janë Kryetari dhe nën-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit. Inxhinier Lulashi u pushua nga puna pak kohë më parë, sepse respektoi ligjin e moratoriumit të pyjeve dhe gjobiti vëllanë e nënkryetarit socialist.
Moratoriumi i pyjeve është një copë letër pa vlerë edhe në Librazhd. Banorët e zonës atje denoncojnë Taulantin si protektorin e masakrimit të pyjeve dhe shitjes prej miliona lekësh të lëndës drusore.
Sipas informacioneve zyrtare kontrollet në pyje nuk funksionojnë fare qoftë nga strukturat menaxhuese të qeverisjes vendore, qoftë edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve. Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka moratorium që i ndal Taulantët të shkatërrojnë pasurinë kombëtare për pasurimin e vet.
Nëse do të zhvishnim realitetin nga propaganda qeveritare, ajo që mbetet nga tabloja mjedisore janë pyje që priten, toka që shemben, mbetje që mbulojnë tokën dhe ajër kancerogjen.
Qeveria pretendon se ka mbjellë miliona pemë, por, në të vërtetë,  miliona jane pemët e prera, ndërsa qindra miliona euro po vidhen për disa inceneratorë që djegin mbetjet dhe pasurojnë bandën në pushtet.

Deklarata e kreut të Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi




Tymi në qiellin e Tiranës gjatë ditës së sotme

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 23/04/2018 13:04

    O Malltes nuk keni ne cfar p*** seme te shkoni.Gkithe ju halet qe ndotet kete vend ne hale te gomereve do shkoni

    Përgjigju
  • tir: 23/04/2018 03:12

    Malltezi u kujtua te flase sot per mjedisin, po vjehrri yt cfare i beri vendit me Gerdecin a te kujtohet? Tym e flake sa u dridh dhe Tirana, shto te vraret e te plagosurit.Ty te hoqi dje vizen Lulushi , prit ku e ke. Kur flet ti o Malltez sikur pjerdh gomari. Je Shoku i Stazimir kobures qe protestonit tek liqeni artificial , per kend lojrash me 50 veta. Ik laja kembet vjerrit si Armina, se po i pritet bileta dhe atij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT

Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT