Janari ‘special’ për ish-komandantët e UÇK-së, ja kur do të dëshmojnë në Hagë

Janari ‘special’ për ish-komandantët e UÇK-së, ja kur do të dëshmojnë në Hagë

Gati dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë ish-eprorët e UÇK-së do të shkojnë në Hagë me ftesë të Gjykatës Speciale. Pas dhjetë ditësh te selia e kësaj të fundit do të udhëtojnë ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku. Ndërsa pak ditë më vonë do të intervistohen edhe disa ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, shkruan gazeta "Zëri".

Tre vjet pas votimit të Kuvendit të Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, në dhjetorin e vitit që lamë pas erdhën edhe ftesat e para nga prokurori i specializuar. Ish-komandanti i UÇK-së Rrustem Mustafa ishte personi i parë i cili publikisht bëri të ditur që është ftuar nga prokurori i specializuar për intervistim. Mustafa i njohur me nofkën “Remi” më 14 janar të këtij viti do të paraqitet në Hagë. Në po të njëjtën datë është ftuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Ndërkohë, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Remzi Shala, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”, ka marrë urdhër që të paraqitet në Hagë më 17 janar të vitit 2019, ndërsa ish-komandanti i UÇK-së Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini”, është ftuar nga Gjykata Speciale më datën 22, 23 dhe 24 janar. Ende nuk dihet nëse ata do të intervistohen në cilësinë e të dyshuarve ose vetëm si dëshmitarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës

Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës