Java e Kuzhinës Italiane në Shqipëri, Workshop për Sigurinë Ushqimore, Lucia Cucciarelli: Pas fjalës kuzhinë, është fjala shkencë

Shpesh dëgjojmë shprehjen: “Ne jemi ajo çfarë hamë”. Por, kjo bëhet edhe më e vërtetë kur bëhesh pjesë i një workshop-i, që ka në qendër sigurinë ushqimore. Ky Workshop i zhvilluar në kuadër të edicionit të III-të të Javës së Kuzhinës Italiane në Tiranë, nga Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri bëri bashkë për herë të parë në Show Room Initaly, specialistë, përfaqësues shkollash profesionale edhe përfaqësues të ambasadës italiane.

Lucia Cucciarelli, drejtoresha e Zyrës Shkollore pranë Ambasadës Italiane prezantoi fillimisht rëndësinë e javës së kuzhinës italiane, që aktualisht po zhvillohet në disa vende të botës.

Pas fjalës kuzhinë, është fjala shkencë, është fjala sistem, ekonomi edhe vlera të larta në kuzhinë. Miliona italianë e kanë pranuar si një vlerë në komunitet, që duhet shpërndarë...

Lucia Cucciarelli, drejtoresha e Zyrës Shkollore pranë Ambasadës Italiane

Siguria ushqimore është në tërë përditshmen, tonë, është një fjalë shumë e gjerë. Sikurse Shqipëria është pjesë për t’u bërë kandidate në Evropë, nëpërmjet rregulloreve europiane në këtë fushë, vendi ynë, detyrohet për të zbatuar këtë rregullore. Kjo vjen nëpërmjet formimit, që e prek operatori me dorë vet çdo ditë. Italia duke rritur vlerat e këtyre njohurive është sot vendi më i parë në botë, që zhvillon edhe kap cilësinë e produktit ushqimorë.

Silvia Mana, përfaqësuese e sigurisë ushqimore në Shqipëri

Ne përpiqemi që mos t’i japim vetëm shijen e ushqimit klientit që ulet në tavolinë, por edhe sigurinë e produktit. Ne e dimë se ky produkti që përdorim rreth 95 për qind është i sigurt. Çdo gjë që kemi në kuzhinë, kujdesemi për gjithçka. Shqipëria është pak vend i vështirë, se nuk ka njohje. Metri i parë është kostoja. Ndonjëherë, shpenzojmë për gjëra të tjera, por organizmi ynë duhet që të ketë më shumë përparësi. Ne po bashkëpunojmë me shkolla në Shqipëri. Kemi parë se dalëngadalë interesi është duke  rritur edhe në nivel institucional”.

Mauro Borghi, administrator i Initaly-s

Por cila është puna që është bërë deri më tani me të rinjtë shqiptarë në këtë drejtim:

Jam këtu më shumë se dëshmitarë, i të gjithë asaj pune të madhe që është bërë, si nga ambasada, koperacioni, Initaly, si edhe nga shkollat që përfaqësojmë, të cilat të gjithë si grup bashkë po punojmë për të ndjekur elementët e sigurisë ushqimore, sikur elementët e produkteve të dëmshme që hidhen në ambient, por mbi të gjitha ne merremi me brezin e ri. Në zona të thella kam parë probleme të rënda, që pasqyrohen d.p.d në tavolinat tona, duke i mësuar ata se si nesër mund të bëhen bujq të mirë. kemi shëtitur disa realitete për sigurinë ushqimore, duke u marrë me produktin edhe me prodhuesin.

Armand Kikino, shef kuzhine

Prej 25 vitesh operojmë në Shqipëri. Mbështetjen që kemi kërkuar për të bërë është për të krijuar për njerëz, për familje, se çdo gjë që kanë në duar është diçka në vlerë edhe duhet që të respektohet për atë që kërkon tregu. Tregu është bazuar në ligjin që ekziston në të gjithë Europën, prandaj kemi nisur për ta përmirësuar dalëngadalë, kemi nisur me aktivitete në bujtinat edhe më gjerë.

Paolo Ambrosio, Pier Paolo Ambrosio, drejtues i VIS Albania

Për herë të parë në Shqipëri nën vëzhgimin e shefit të kuzhinës Armand Kikino u realizua degustimi i recetës spaghetti Bolognese, që ofrohej nga punishtja Andalini. Pas Shqipërisë, receta do të jetë pjesë e restoranteve në Gjermani, SHBA dhe jo vetëm...

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër