Javë e ngarkuar për KPK-në, në Vetting gjyqtarja që i ktheu pasaportën Tahirit

Javë e ngarkuar për KPK-në, në Vetting gjyqtarja që i ktheu pasaportën Tahirit

Foto ilustruese

Java e ardhshme pritet të jetë e ngarkuar për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në Vetting pritet të kalojnë 5 gjyqtarë dhe prokurorë.

I pari që do “ngrejë” siparin është gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, që do dalë para KPK-së ditën e hënë në orën 13:00.

Treshja gjykuese që do shqyrtojë dosjen e tij përbëhet nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Pas Artan Zenelit në Vetting do të dalë gjyqtarja që i ktheu pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Nertina Kosova. Seanca për Kosovën do të zhvillohet ditën e martë në orën 11:00.

Trupa gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.

Të martën para KPK-së pritet të dalë edhe prokurorja Antoneta Sevdari, prokurore e rrethit Tiranë.

Të mërkurën, përballë KPK-së, do të dalë prokurori Arben Nela dhe gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ervin Metalla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 15/07/2018 06:19

    Mos u tallni me popullin dele o kriminele te paturpshem te planetit!Jeni te gjithe hajdute dhe ju do denoni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit