'Je dielli, qetësia dhe ëngjëlli ynë', dedikimi prekës për motrën me sindromën Down

'Je dielli, qetësia dhe ëngjëlli ynë', dedikimi prekës për motrën me sindromën Down

Belkisa

Shpesh herë fëmijët që lindin me sindromën Down janë të paragjykuar nga shoqëria. I tillë ishte edhe rasti i Belkisës, vajzës së vogël 9-vjeçare, e lindur me sindromën Down më 1 tetor të 2009-ës.

Por mesa duket këto fëmijë që shoqëria i sheh me çudi, janë një burim i dashurie dhe mirësie. Këtë e vërteton edhe motra e Belkisës, Enalba Pillati.

Me anë të një letre në Facebook, ajo ka ndarë momente shumë intime të familjes së saj ku mori vesh për motrën e saj.

Gjithçka nisi në vitin 2009, kur Belkisa lindi. Enalba shkruan se pas lindjes së vogëlushes prindërve të saj i thoshin që të sapolindurën  ta linin në martenitet pasi një fëmijë i tillë vdite shpejt dhe ishte i sëmurë. Të gjitha këto keqkuptime nga mosinformimi.

Por Enalda tregon që komente të tilla nuk ndikuan në lumturinë që familja e saj po kalonte, madje edhe e pagëzuan me emrin Belkisa (emër fetar).

Sot behen 9 vite qekur ti linde, dhe kane qene 9 vitet me te bukura te jetes time. Je me shume se sa moter, nuk ta shpjegoj dot se c'lloj dashurie ndjej per ty... 

Enalba Pillati, motra e Belkisës

Postimi i Enalba Pillatit në Facebook:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet