'Je frymëzim për të rinjtë', Veliaj i jep 'Çelësin e Qytetit' këngëtares Eleni Foureira

Pas performancës së shkëlqyer mbrëmjen e dy ditëve më parë në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Pasi e falenderoi spektaklin që u ofroi qytetarëve të Tiranës me muzikën e saj, Veliaj i dorëzoi Elenit “Çelësin e Tiranës”, në shenjë mirënjohje për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë.

“‘Çelësi i Tiranës’ është për njerëz shumë, shumë të veçantë, një mënyrë për të treguar se për miqtë tanë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura. Ti je pjesë e familjes tonë dhe ne jemi shumë krenarë për atë çka ti bën, jo vetëm si artiste e madhe, por njëkohësisht si njeri shumë i mirë”, tha Veliaj.

Këngëtarja Foureira u shpreh e lumtur për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se ndihej krenare që ishte shqiptare.

“Faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur, pasi gjithmonë jam ndierë krenare për faktin e të qenit shqiptare dhe jam shumë e lumtur dhe krenare që ndihem kështu. Shumë faleminderit për këtë. Gjyshja ime që ndodhet tani në Vlorë, do ndihet shumë e lumtur! Edhe unë jam shumë e lumtur që ju kam bërë krenarë dhe gjithmonë do mundohem t'ju bëj ju (Shqipërinë), Greqinë dhe Qipron, të 3 vendet e mia, krenarë”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu edhe solidaritetin e Tiranës me popullin grek për fatkeqësinë që përfshiu Athinën me zjarret dhe informoi Elenin me vendimin më të fundit të Këshillit Bashkiak, për t’i ofruar ndihmë financiare për tejkalimin e situatës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sefa: 06/10/2018 05:21

    betohu qe nuk po tallesh

    Përgjigju
  • Tomo: 27/07/2018 17:32

    Cfar krenare ti moj qe je shqiptare si e mohon gjuhen tende edhe pse e din shum mire turp te kesh nuk na duhet gje frymzimi jot!

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/07/2018 16:50

    Nqse kjo është protip dhe frymëzim për të rinjtë , po shkencëtarët ç farë janë? Turp për lal por dhën që deklaron gjëra të kundërta (mos virtyti, sepse ç farë virtyte ka kjo për tu marë shembull? ), nga ato që pohoi kur mori diplomen. Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend