Je në një lidhje afatgjatë?! Ja tendenca ‘e frikshme’ që ka partneri në shtrat për ty

Je në një lidhje afatgjatë?! Ja tendenca ‘e frikshme’ që ka partneri në shtrat për ty

Foto ilustruese

“Journal of Personality and Social Psycology” ka botuar një studim që flet për shtratine një marrëdhënie afatgjatë. Nëse edhe ju vetë keni vënë re, femra që janë në një lidhje afatgjatë kanë tendencën të mos kujdesen më shumë për veten, të mos duken seksi, dhe nuk para flasin me pasion për partnerin e tyre.

Kjo vjen pikërisht nga fakti që kur mashkulli të ‘ka vënë syrin’ për të krijuar një familje me ty, ai ka tendencën të të trajtojë si gruan e tij, nënën  e fëmijëve dhe jo si femrën pas të cilës ai çmendet nga pasioni.

Hulumtuesit në Universitetin Mississauga në Toronto të Kanadasë zhvilluan tre studime. Në fillim, ata përfshinë 44 çifte heteroseksuale, pastaj 84 çifte (4 prej të cilave ishin të njëjtit seks) dhe në fund 101 çifte (gjashtë prej të cilave ishin të gjinisë së njëjtë).

Në çdo studim, çifteve iu kërkua të japin informacione të përditshme në lidhje me dëshirën e tyre seksuale, kënaqësinë që ndjejnë në marrëdhëniet e tyre dhe sa dëshirë ndjejnë për njëri-tjetrin. Ata u pyetën gjithashtu mbi perceptimin e tyre të dëshirës seksuale ndaj partnerit të tyre.

Përfundimi kryesor i hulumtimit ishte se meshkujt kanë nënvlerësuar shumë dëshirën seksuale të partnereve të tyre femra. Me fjalë të tjera, burrat ende besojnë se gratë janë relativisht të “dënuara” për të mos pasur marrëdhënie seksuale të kënaqshme.

Dhe kështu si përfundim Dr. Amy Muise, autorja kryesore e studimit, shpjegoi se meshkujt janë gjithmonë në kërkim të një femre pasionante për të kënaqur egon e tyre dhe për t’u kthyer i qetë në shtëpi. Aty ku e pret gruaja e dënuar për të mos pasur kënaqësi seksuale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik