Je student dhe kërkon përvojë
pune? Bashkia e Tiranës çel dyert

Je student dhe kërkon përvojë<br />pune? Bashkia e Tiranës çel dyert<br /><br>
Nëse je student dhe kërkon që të marrësh një përvojë pune të mirëfilltë, këtë mund ta bësh pranë Bashkisë së Tiranës. Si një institucion publik vendor me një qasje bashkëkohore në zbatimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore, Bashkia Tiranë ofron një mundësi shumë të mirë praktike mësimore për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që ndjekin studimet e larta universitare.

Për këtë qëllim ajo ka hapur aplikimet për të gjithë të interesuarit për tu regjistruar. Afate e aplikimit për kryerjen e praktikës mësimore janë nga 01-30 Prill dhe praktikat do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të dytë të vitit (periudha korrik – dhjetor 2018).

Studentët që zgjedhin Bashkinë Tiranë për të kryer praktikën mësimore vendosen në një mjedis dinamik pune dhe ndërveprojnë me kolegët e çdo njësie organizative, të cilët ndajnë me ta eksperiencën e përditshme të punës. Gjatë praktikës mësimore studentët kanë mundësi të konsolidojnë njohuritë teorike duke ndërmarrë detyra konkrete nën mbikëqyrjen e stafit të Bashkisë. Kryerja e praktikës mësimore ndihmon studentët të krijojnë një kulturë të përgjithshme lidhur me organizimin dhe funksionimin e institucionit më të madh publik vendor në Shqipëri.

Për informacion të mëtejshëm rreth kritereve dhe modaliteteve të kryerjes së praktikës mësimore në Bashkinë Tiranë, të interesuarit mund të klikojnë në këtë LINK, ndërsa për të aplikuar mund të plotësojnë formularin e aplikimit që gjendet në këtë LINK.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve