POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Doni të studioni në SHBA por nuk dini nga t’ia filloni? Ambasada amerikane nxjerr udhëzimet

Ambasada amerikane në Shqipëri

Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një statusi në Facebook ka udhëzuar të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA.

Në njoftimin e tyre, ambasada u bën thirrje të interesuarve që të vizitojnë Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri për të marrë këshillimin e duhur, i cili ofrohet pa pagesë.

Njoftimi i Ambasadës:

Jeni të interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara por nuk dini nga t’ia filloni? VisitoniQendra Informative e Arsimit Amerikan ne Shqiperi (EDUSA-UMB) për të marrë këshillimin e duhur dhe pa pagesë!

Nëse jeni të interesuar në programe për nxënës të shkollave të mesme, studentë, të diplomuar, si dhe për mundësi zhvillimi profesional, shihni programet tona të arsimit dhe shkëmbimit.

ke.mu.
Komento