POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Jepen vetëm 5 bursa në botë, njihuni me 15-vjeçaren nga Tirana që fitoi njërën prej tyre

Fituesja e olimpiadës, Matea Gjika

15-vjeçarja shqiptare, Matea Gjika, është fituese e njërës prej 5 bursave që shpërndahen në botë për aplikuesit që shprehin aftësi të veçanta.

Adoleshentja shqiptare është njëra prej fitueseve të kësaj burse 100% për të ndjekur studimet A leve në Angli.

Ajo është fituese e olimpiadës E&B Consultancy dhe Cambridge  Education Group dhe këtë e bëri të ditur vetë 15-vjeçarja në emisionin ‘Opinion’.

Për të studiuar në këto shkolla në Angli, në të gjithë botën jepen vetëm 5 bursa të tilla, unë jam fituesja e njërës prej tyre. Në shtator unë do shkoj të filloj studimet.

Matea Gjika

 

d.co./b.ha.
Komento