Jepet me koncesion për 20 vite kontrolli i matësve te karburanteve

Jepet me koncesion për 20 vite kontrolli i matësve te karburanteve

Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka miratuar dhënien me koncesion me Partneritet Publik Privat për 20 vite të kontrollit të matësve të karburanteve dhe gazit të lëngshëm. Koncesioni i është dhënë kompanisë “Noa Control”, sh.p.k. ndërsa për zbatimin e vendimit ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

VENDIMI I QEVERISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15, të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Dhënien me koncesion/PPP të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në cilësinë e autoritetit kontraktues.

2. Miratimin e bonusit prej 10 (dhjetë) për qind të pikëve për rezultatin tekniko-financiar në procedurën konkurruese, e cila i jepet shoqërisë “Noa Control”, sh.p.k.

3. Kohëzgjatja e këtij projekti do të jetë 20 vjet, nga data e nënshkrimit të kontratës së koncesionit/PPP.

4. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/06/2018 17:54

    Ed Rama po e kthen Qeverine ,ne qeveri koncensionesh . E shkaterrive kete shtet me keq se Saliu . Jep doreheqe dhe hapi rruge socialisteve te drejtojn vendin . Prokuroria te nise hetimet per veprimtari antikombetare ne ekonomi te qeverise Rama . Kjo nuk eshte qeverisja qe duam por nje qeveri qe po e delegon pushtetin tek oligarket. Kurre mos i dhente populli vote ketyre qe mashtruan elektoratin e vet . Do vije dita,dhe do te gjykoheah bashke me Gjiknurin , Ahmetajn dhe ministra te tjere qe zbatuan urdherat e tua per PPP . Populli me keq po zhytet ne varferi . Harram vota qe more

    Përgjigju
  • Edi: 20/06/2018 17:47

    Si mundet nje qeveri e votuar per te qeverisur per 4 vjet te jape kontrata per 20 vjet. Ne djall vafshin te gjitha me PD, PS LSI, e ku di une tjeter. Jemi popull in nenshtruar qe nuk dime te kerkome te drejtat tone. Na rropi Saliu me shoke e tani ky i gjati me Lali Erin po bejne namin ndersa ne i shofim nga kajfa. Shqiptar duhet ti shporrim njeher e mire keto qe na kane qeverisur qe nga kofa Zogut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rama: Opozita bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025  rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre

Rama: Opozita bllok me fletë të ndarë kundër meje! Në 2025 rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre