Jeta dhe krijimtaria e Vincent Van Gogh nga 3 janar 2019 në kinema

Duhej një regjizor i rangut të Julian Schnabel për të sjellë në ekranin e madh që prej 3 janarit 2019 filmin "At Eternity’s Gate", një version i paparë dhe i thelluar për Vincent Van Gogh, jetën e tij, anën njerëzore po aq sa dhe krijimtarin e piktorit, kërkimet artistike dhe ato ekzistenciale, fal edhe interpretimit të Willem Dafoe, i cili pas performancës në "La Coppa Volpi" në Venecia, është shpallur kandidatë për "Golden Glob".

"Kam qenë gjithmonë piktor, sepse më pëlqen të pikturoj. Unë shoh gjëra që të tjerët nuk mund t'i shohin. Vizioni im për botën është i frikshëm prandaj edhe preva njërin vesh. Shumë thonë se jam i çmendur, por për mua marrëzia është bekim"

"Gjithkush mendon se di gjithçka për Van Gogh-un dhe duket absurde të bëjë një film për të - shprehet Julian Schnabel. Por në Musée d'Orsay në Paris, duke parë pikturat e tij na ardhi idea e nje filmi mbi gjeniun". 

Është e pamundur të shpjegosh filmin, është e pamundur të japësh një arsye. Sa herë që tregojme mbi Van Gogh-un, në një lloje mënyre gënjejmë në dicka. Në fakt, filmi është larg një biopike tradicionale: Schnabel përçon te spektatori botën përmes subjektivizmit të piktorit, qoftë në qytetin Arles, ku Van Gogh lufton për tu integruar, qoftë në natyrën e mrekullueshme përreth, ku piktori kërkon inspirimin.

Për Willem Dafoe: Puna për realizimin e rolit ka qenë e thellë. Më është dashur të mësoj të pikturoj dhe të lexoj shumë. Rolet si këto mund të jenë përvoja që të ndryshojnë jetën përgjithmonë dhe për një aktor janë një transformim i vërtetë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!