Jeta në Beverlli Hills e superstarit
Ricky Martin me të fejuarin e tij

Jeta në Beverlli Hills e superstarit<br />Ricky Martin me të fejuarin e tij<br>
Ricky Martin, superstari  40 vjeçar njihet si një nga këngëtarët më të mirë të kohës. Superstari, i cili është i fejuar me artistin suedez Jwan Yosef ka dy fëmijë. Çifti së fundmi është shpërngulur në Beverlli Hills duke blerë një shtëpi të mahnitshme.

Për gjithë suksesin e tij, gëzimi më i madh i Martinit qëndron në jetën e lumtur që ai ka ndërtuar me të fejuarin Jwan Yosef, një artist suedez i lindur në Siri dhe binjakët e tyre nëntëvjeçar, Matteo dhe Valentino. Çifti u njoh dy vjet më parë në Londër, ku Yosef kaloi dymbëdhjetë muaj duke udhëtuar në turin global të Martinit. Fëmijët e tyre ishin me ta gjatë gjithë udhëtimit.

Tino dhe Mateo kanë lindur gjatë udhëtimit dhe u është dashur të qëndronin në një vend për dy javë pa vazhduar turin e tyre.

Çifti kishte menduar të jetonte në Londër ose në Nju Jork, por kishin vendosur të merrnin me qera një shtëpi Los Angelos. Pasi u ka pëlqyer zona dhe jetesa në qytetin e Los Angelos, Martin dhe Yosef vendosën të blejnë shtëpi, dhe për disa ditë gjetën një shtëpi me një arkitekturë moderne e dizenjuar nga arkitekti i njohur Gregory Ain në vitin 1953.

Edhe pse shtëpia kishte ndryshuar shumë gjatë viteve, çifti donte të respektonte vizionin e tij origjinal, linjat e drejta, hapësirën dhe ndjesinë e qetësisë. Martin dhe Yosef nuk dëshironte një ndryshim të dizenjimit dhe as një dekorim të theksuar me shumë  detaje, por dëshironin një shtëpi të rehatshme dhe të ngrohtë për familjen dhe fëmijët e tyre.

Ricky dhe Jwan janë artistë të dy dhe kanë ide të ndryshme dhe interesante se si duan të jetojnë jetën.

[gallery]25306[/gallery]

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës