Jeton me gruan dhe të dashurën polake në rezidencën luksoze në Londër, por tani miliarderi rrezikon të mbetet pa shtëpi

Jeton me gruan dhe të dashurën polake në rezidencën luksoze në Londër, por tani miliarderi rrezikon të mbetet pa shtëpi

Miliarderi me gruan, djathtas e dashura e tij

Një miliarder sipërmarrës pronash por edh qejfli festash i cili jeton me gruan e tij ekstravagante dhe të dahsurën polake mund ta humbasë shtëpinë e tij super luksoze në Londër në kuadër të një beteje ligjore si pasojë e krizës islandeze të bankave.

Robert Tchenguiz jeton me të dashurën e tij 27-vjeçare Julia Dybowska në katin e katërt të shtëpisë së tyre tepër të bukur në Hyde Park, teksa gruaja e tij Heather Bird dhe fëmijët e tyre jetojnë më poshtë.

Por mega-ndërtesa me vlerë 20 milionë sterlina, mund të ndryshojë pronar tashmë, për shkak të gjyqit që po zhvillohet në Guernesey të Anglisë, në lidhje me krizën e bankave islandeze.

Vëllezërit Tchenguiz me origjinë iraniane, por të shkolluar në Amerikë, Robert dhe Vincent, u bënë dy prej sipërmarrësve më të mëdhenj të pronave në Britani në vitet ’80.

Në kulmin e tyre ata kishin një total prej 600 ndërtesash, me një vlerë prej rreth 4.5 miliardë sterlinash, edhe pse pjesa më e madhe e kapitalit të tyre ishte marrë hua.

Robert – i cili më parë ka patur një lidhje me modelen Caprice – është i njihur si një dashamirës festash mondane, aq sa e konsideronte shtëpinë e tij si Versaja e Luigjit të XIV, pasi në të kishte një staf të veshur me uniforma, si dhe një ansambël muzikor.

Por pasuria e tij u godit rëndë nga kriza e bankave islandeze, në të cilën thuhet se ai ka humbur mbi 1.5 miliardë sterlina.

Gruaja e tij Bird u nda prej tij 10 vite më parë, pasi tha se nuk mund t’ia toleronte dot më stilin e jetesës.

Por duke qenë se nuk kishte para për t’u larguar, ajo qëndroi te shtëpia e çiftit, ku ka thënë së fundmi se e ka parë Dybowskan të bëjë foto në ashensor për Instagramin e saj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave

Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave