Një miliarder sipërmarrës pronash por edh qejfli festash i cili jeton me gruan e tij ekstravagante dhe të dahsurën polake mund ta humbasë shtëpinë e tij super luksoze në Londër në kuadër të një beteje ligjore si pasojë e krizës islandeze të bankave.
Robert Tchenguiz jeton me të dashurën e tij 27-vjeçare Julia Dybowska në katin e katërt të shtëpisë së tyre tepër të bukur në Hyde Park, teksa gruaja e tij Heather Bird dhe fëmijët e tyre jetojnë më poshtë.
Por mega-ndërtesa me vlerë 20 milionë sterlina, mund të ndryshojë pronar tashmë, për shkak të gjyqit që po zhvillohet në Guernesey të Anglisë, në lidhje me krizën e bankave islandeze.
Vëllezërit Tchenguiz me origjinë iraniane, por të shkolluar në Amerikë, Robert dhe Vincent, u bënë dy prej sipërmarrësve më të mëdhenj të pronave në Britani në vitet ’80.
Në kulmin e tyre ata kishin një total prej 600 ndërtesash, me një vlerë prej rreth 4.5 miliardë sterlinash, edhe pse pjesa më e madhe e kapitalit të tyre ishte marrë hua.
Robert – i cili më parë ka patur një lidhje me modelen Caprice – është i njihur si një dashamirës festash mondane, aq sa e konsideronte shtëpinë e tij si Versaja e Luigjit të XIV, pasi në të kishte një staf të veshur me uniforma, si dhe një ansambël muzikor.
Por pasuria e tij u godit rëndë nga kriza e bankave islandeze, në të cilën thuhet se ai ka humbur mbi 1.5 miliardë sterlina.
Gruaja e tij Bird u nda prej tij 10 vite më parë, pasi tha se nuk mund t’ia toleronte dot më stilin e jetesës.
Por duke qenë se nuk kishte para për t’u larguar, ajo qëndroi te shtëpia e çiftit, ku ka thënë së fundmi se e ka parë Dybowskan të bëjë foto në ashensor për Instagramin e saj.