Jetonin në gjendje të mjeruar, vjen lajmi i mirë për familjen nga Kruja pas denoncimit të Report Tv

Familja Memoci në fshatin Budull të Krujës jetonte me 4 pjesëtarë dhe në një varfëri të skajshme. Por, pas publikimit të rastit të tyre në Report TV duket se gjërat në familjen e tyre po ndryshojnë për mirë.

Shërbimi Social Shtetëror duke ndjekur rastin e familjes Memoci transmetuar nga Report TV ka kryer menjëherë vlerësimin socio-ekonomik të familjes, nga i cili është konstatuar se familja jeton në gjendje të vështirë ekonomike dhe banesa e tyre është e amortizuar.

Duke u mbështetur në rezultatet e vlerësimit socio-ekonomik Shërbimi social shtetëror ka orientuar kryefamiljarin  për plotësimin e dokumentacionit dhe aplikimin në skemën e ndihmës ekonomike.

Përveç ndihmës ekonomike, banesa e familjes Memoci është përfshirë në listën e banesave që do rikonstruktohen nga Bashkia Krujë dhe pritet që shumë shpejt të nisin punimet për t’i siguruar edhe kësaj familjeje një banesë me kushte të përshtatshme jetese. Familja Memoci jeton me vetëm 10 mijë lekë në muaj të cilat i merr i biri i tyre invalid, ndërsa kryefamiljari është i paaftë për të punuar pasi vuan nga një sëmundje nervore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë