POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Jimmy Page feston 75-vjetorin, një nga kitaristët më me influencë në historinë e rokut

Jimmy Page

Jimmy Page ka festuar sot 75-vjetorin e lindjes së tij. Ai njihet si një nga kitaristët më me influencë në hisorinë e rokut që nga koha kur shkruante këngë për grupin e famshëm  Led Zeppelin, si "Kashmir" a "Moby Di*k". “Tgcom” shkruan se Page u klasifikua në 50 kitaristët më të mirë në historinë e Gibson në vitin 2010.

Kitaristi i njohur lindi në Londër në 9 janar 1944, dhe u vlerësua shumë që në fillimet e karrierës së tij si pjesëtar i Yardbirds. Jimmy bëri një kthesë të madhe në vitin 1968 teksa themeloi Led Zeppelin, grup me të cilin emri i tij lidhet edhe në ditët e sotme.

Muzika e Page është cilësuar gjithmonë si një muzikë e pakrahasueshme dhe falë bashkëpunimit me kitarat Gibson dhe Marshall ai ka luajtur në mënyrë të pagabueshme. Në vitet ‘70 kitaristi pati probleme me varësinë nga droga. Pavarësisht kësaj Page do të ,bahet mend si krijuesi i një prej këngëve më të bukura në historinë e rokut, “Stairway To Heaven”.

fl.mi.
Komento